TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES13 Korrik 2026, 20:43

Minutë pas minute/ Asgjë nuk e shuan revoltën kundër Ramës, paralajmërohen protesta gjatë gjithë verës

Shkruar nga Pamfleti
12 ORE ME PARE

Osman Stafa denoncon në protestë: QSUT kërkon donacione, 4 miliardë lekë shkojnë për Kanye West!

Minutë pas minute/ Asgjë nuk e shuan revoltën kundër
Osman Stafa

Gazetari kritikoi përdorimin e fondeve publike dhe kërkoi që prioritet të jenë shëndetësia, arsimi dhe shtresat në nevojë.

Gazetari Osman Stafa teksa po fliste në protestën para Kryeministrisë,  ngriti akuza për mënyrën e përdorimit të fondeve publike.

Ai e krahasoi financimin e koncertit të reperit Kanye West me situatën në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", ku tha se spitali po kërkon donacione për të siguruar pajisje mjekësore.

Sipas Stafës, fondet publike po përdoren për aktivitete private, ndërsa institucionet shëndetësore përballen me mungesa të pajisjeve bazë.

"Shteti shqiptar jep 4 miliardë lekë për një koncert të një këngëtari dhe sot QSUT kërkon donacione për pajisje shëndetësore! Paratë tona i çojnë për koncertin e një këngëtari të huaj! Shëndetësia nuk duhet të ketë politikë sepse bëhet fjalë për jetën, për kurimin e njerëzve! Por të arrish në një vend ku QSUT kërkon pajisje shëndetësore dhe gjëra elementare, kërkojnë donacione nga ju sepse shteti ynë nuk ka para, sepse 4 miliardë lekë i jepen një koncerti privat.

Le të bëhen koncertet private, por jo me paratë tona! Paratë tona duhen aty ku kanë nevojë njerëzit! Te shëndetësia, te arsimi, te nënat me fëmijë jetimë, te pensionistët, te njerëzit e paralizuar! Kjo që po ndodh në Shqipëri këto ditë në protestë është histori. Do flasë historia për këto ditë proteste që ju jeni ngritur e po luftoni për të ardhmen tuaj, për dinjitetin tuaj, familjet tuaja", u shpreh Stafa gjatë fjalës së tij në protestë.

12 ORE ME PARE

Deklarata e Dua Lipës, aktivisti Ilir Xhemalaj: E falenderoj që ngriti zërin për ne

Minutë pas minute/ Asgjë nuk e shuan revoltën kundër

Aktivisti Ilir Xhemalaj i bëri thirrje intelektualëve nga protesta e 44-t që të bashkohen me qytetarët në shesh kundër qeverisë Rama. Ai gjithashtu falenderoi edhe këngëtaren Dua Lipa për deklaratat e saj në podkastin me Lea Ypin, në mbështetje të kauzës së protestës.

“Ne këtu në këtë shesh kemi një familje e madhe, dhe kemi ndasitë tona mendjet tona. Këtu na ka bashkuar ky shesh dhe qëllimi jonë për rrëzimin e qeverisë sistemit dhe Edi Ramës.

Sot dua të bëj thirrje intelektualëve të tejkalojnë frikën të dalin nga zona e komfortit dhe të vijnë në shesh dhe të mundin frikën dhe të marrim fatet e vendit në dorë. Kisha një falënderim për Dua Lipën që zgjidhi të rreshtohej krah sheshit këtu dhe të ngrenë zërin kundër padrejtësive. I bëj thirrje artistëve të ngrenë zërin dhe të dalin në shesh. Do jemi këtu deri në realizimin e 5 pikave së pari rrëzimin e qeverisë Rama”, tha ai.

12 ORE ME PARE

“Himni ynë: Rama në burg, Berisha në burg”/ I riu nga protesta: Në Kongresin Amerikan është kërkuar hetim për qeverinë

Minutë pas minute/ Asgjë nuk e shuan revoltën kundër
Pamje nga protesta

Fjalimet para Kryeministrisë kanë vijuar me tone të forta edhe nga përfaqësuesit e rinisë. Një prej tyre, Erion Murataj, iu drejtua mijëra protestuesve të mbledhur në ditën e 44-t të revoltës qytetare, duke deklaruar se protesta kërkon përgjegjësi për të gjithë klasën politike.

Në fjalën e tij, Murataj tha se slogani që përfaqëson lëvizjen është ndëshkimi i dy figurave kryesore të politikës shqiptare.

Himni ynë është: Rama në burg, Berisha në burg!”, u shpreh ai mes brohoritjeve të protestuesve.

Më tej, Murataj bëri edhe një deklaratë lidhur me zhvillimet në Shtetet e Bashkuara, duke pretenduar se në Kongresin Amerikan ka nisur një procedurë për hetimin e qeverisë shqiptare.

Të dashur motra e vëllezër, unë quhem Erion Murataj. Kam disa lajme për të dhënë. E para është se këta janë ndrydhur keq. E dyta është se një orë më parë, në Kongresin Amerikan, një kërkesë e kongresmenëve për hetim të qeverisë shqiptare dhe Edi Ramës është sekretuar për hetim të narkotrafikut ndërkombëtar!”, deklaroi ai.

Në vijim të fjalës, Murataj reagoi edhe ndaj etiketimeve që, sipas protestuesve, u janë bërë gjatë javëve të fundit.

Ka shumë ditë që na kanë quajtur agjentë serbë, grekë, na kanë quajtur rusë, po pres të na quajnë afrikanë. Ky shesh sot, kur kanë kaluar më shumë se një muaj, përfaqëson lirinë dhe demokracinë. Dhe e dini pse? Sepse Rama në zyrë në Kryeministri dhe Sali Berisha atje, janë për të vrarë demokracinë dhe lirinë, ndërsa ne jemi këtu që të rrojë Shqipëria!”, tha ai.

Protesta para Kryeministrisë vijon me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, ndryshimin e sistemit politik dhe mbajtjen e përgjegjësisë për drejtuesit e klasës politike.

12 ORE ME PARE

“4.2 mln euro për koncertin e Kanye West”, i riu para Kryeministrisë: Shqipëria s’ka avionë për shuarjen e zjarreve

Minutë pas minute/ Asgjë nuk e shuan revoltën kundër

Një i ri që mori pjesë në protestën e 44-të para Kryeministrisë ka kritikuar qeverinë për mënyrën e përdorimit të fondeve publike, duke iu referuar shumës prej 4.2 milionë eurosh të shpenzuara për organizimin e koncertit të Kanye West.

Ai theksoi se ndërkohë që vendi përballet me zjarre gjatë sezonit veror, mungojnë investimet në pajisje dhe kapacitete për përballimin e emergjencave. Protestuesi akuzoi qeverinë se reagon ndaj kritikave duke sulmuar protestuesit.

“Rama dhe ‘gonxhet’ e tij thanë se nga këta 30 mijë njerëz do të gjeneroheshin miliona euro. Ne ia dolëm, koncertin e bëmë. 4.2 mld të shqiptarëve i dhamë për biletat për patronazhistët. Tani në këtë sezon zjarresh, nuk kemi një avion për shuarje zjarresh. A do të ndjejë turp Rama që 4.2 mln eurot nuk shkojnë për shqiptarët?! Ne nuk kemi as ata qentë e kërkimeve kur bien tërmetet. Gjëja e parë që bëjnë ata të qeverisë është që të përbuzin se po i shqetësojmë se po vjedhin. Rama dhe gonxhet e tij tha se nga këta 30 mijë njerëz do të gjeneronin mln euro”, tha ai.

12 ORE ME PARE

“Misioni i 1991 duhet të përfundojë”/ Andi Tepelena: Rinia do ta rrëzojë këtë sistem, Gjermania është në krah të shqiptarëve

Minutë pas minute/ Asgjë nuk e shuan revoltën kundër
Vijon protesta

Protesta e 44 kombëtare kundër qeverisë ka mbërritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë nisur fjalimet e para para godinës së Kryeministrisë.

Një nga folësit e parë ishte aktivisti Andi Tepelena, i cili tha se pas 44 ditësh protestë ka lindur një shpresë e re për të përmbushur, sipas tij, misionin e nisur në vitin 1991.

Ai u shpreh se rinia, si ajo që jeton në Shqipëri ashtu edhe diaspora, është forca që do të sjellë ndryshimin dhe do t'i japë fund sistemit aktual.

Ka një muaj që ka lindur një shpresë e madhe. Qytetarët dhe rinia janë ngritur për ta shporrur këtë regjim, aty ku e lamë në vitin 1991. Janë këta të rinj që jetojnë këtu dhe në diasporë, që mezi presin të çlirohen nga ky sistem korruptiv, të rrëzohet kjo kastë korruptive që po mban peng zhvillimin e vendit”, deklaroi Tepelena.

Sipas tij, Shqipëria ka potencial të madh njerëzor, por ky potencial nuk po shfrytëzohet.

Shqipëria është e mbushur me talente, me njerëz të talentuar në çdo fushë dhe janë ata që do të marrin fatet e vendit në dorë”, u shpreh aktivisti.

Në fund të fjalës së tij, Tepelena iu referua edhe reagimeve të faktorit ndërkombëtar, duke përmendur Gjermaninë.

Sot Gjermania është në krah të shqiptarëve. Për herë të dytë ambasadori gjerman në Shqipëri ka riafirmuar rëndësinë e protestës si e drejtë demokratike”, deklaroi ai para protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë.

 

13 ORE ME PARE

“Bojkotoni pushimet”, aktivisti thirrje qytetarëve: Bashkohuni në protestë

Minutë pas minute/ Asgjë nuk e shuan revoltën kundër

Një protestues nga tubimi i 44-të para Kryeministrisë u bëri thirrje qytetarëve që të mos largohen me pushime këtë verë, por t’i bashkohen protestës.

Ai u shpreh se për 44 ditë qytetarët kanë përcjellë mesazhin se kërkojnë më shumë drejtësi, punë dhe një të ardhme më të mirë në vend. Gjithashtu theksoi se qëllimi i protestës, sipas tij, është krijimi i kushteve që shqiptarët të mos detyrohen të largohen nga vendi.

“Për 44 ditë ju i keni thënë kësaj qeverise se nuk doni vjedhje, doni paqe dhe më shumë punë. Mbi të gjitha për 44 ditë, ky sheshi ka treguar se i do vëllezërit dhe familjarët e tyre në Shqipëri. Ne nuk duam që të largohemi. Duam që të ndërtojmë të ardhmen tonë në Shqipëri. Jemi këtu për një Shqipëri të re. Për shqiptarët këtë vit nuk do të ketë pushime. Pushimet do të bëhen në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ndaj do të bëni pushime pjesën tjetër të jetës, por këtë vit, ju bëj thirrje; bojkotoni pushimet!”, tha ai.

13 ORE ME PARE

44 ditë revoltë, emigranti nga Greqia akuza Ramës dhe Berishës: Kanë marrëveshje të fshehtë!

Minutë pas minute/ Asgjë nuk e shuan revoltën kundër

Ditën e sotme po zhvillohet protesta e 44-të kundër qeverisë. Një shqiptar që jeton prej vitesh në Greqi është bërë pjesë e protestës së 44-të që po zhvillohet në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj klasës politike.

Ai tha se kishte ardhur për të qenë pjesë e protestës dhe u shpreh kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Sali Berisha.

“Unë jam prej vitesh në Greqi. Unë jam poliagjent i Edi Ramës. Na kanë mbytur. Do të protestojmë kundër Ramës dhe Berishës. Ata e kanë të fshehtë marrëveshjen”, u shpreh ai.

 

13 ORE ME PARE

Proteste, die stärkste Welle für Edi Rama wird voraussichtlich von jenseits des Ozeans kommen.

Minutë pas minute/ Asgjë nuk e shuan revoltën kundër
Edi Rama und Alex Soros /

Da die Proteste nun in den zweiten Monat gehen, dürfte der Kampf gegen Edi Rama eine internationale Dimension annehmen. Verschiedene Quellen sprechen von einer Kampagne, die in den USA gestartet und mit europäischem Druck kombiniert werden könnte, um eine neue politische Lösung in Albanien herbeizuführen.

Edi Rama würde sich über die "Flamingo-Revolution" überhaupt keine Sorgen machen, wenn er nur mit den Schauspielern konfrontiert wäre, die wir jeden Tag auf dem Platz sehen.

Auch ihre Anhänger nicht.

Auch wenn sie zahlreich sind und eine große Masse unzufriedener Bürger repräsentieren.

In einer von einem regierungsnahen Medienunternehmen veröffentlichten Umfrage gaben rund 40 Prozent der Befragten an, für eine neue Partei zu stimmen, während rund 50 Prozent angaben, für traditionelle Parteien zu stimmen, wobei die Sozialistische Partei die 34-Prozent-Hürde nicht überschritt.

Laut Quellen aus dem Umfeld der Mehrheit zeigen die von Edi Rama durchgeführten internen Umfragen eine noch problematischere Situation.

Genau aus diesem Grund versucht er, die Konsolidierung neuer politischer Faktoren so weit wie möglich hinauszuzögern, indem er die bekannte Strategie „Teile und herrsche“ anwendet.

Edi Ramas größter Irrglaube ist der Glaube, dass seine Abreise außerhalb Albaniens vorbereitet wird und dass hinter diesem Prozess viel mächtigere Akteure stehen als jene, die bei den Protesten zu sehen waren.

Von einigen der wichtigsten Länder der Europäischen Union bis hin zu einflussreichen Lobbygruppen in den Vereinigten Staaten.

Dua Lipas öffentlicher Protest, in dem sie die Absetzung von Edi Rama fordert, ist nur der Anfang einer größeren Welle, die voraussichtlich nächsten Monat aus den Vereinigten Staaten kommen wird.

Nach Angaben von Quellen wird erwartet, dass sich bekannte Persönlichkeiten aus Hollywood und der Welt des Showbusiness an einer breit angelegten Kampagne gegen das Investitionsprojekt in Zvërnec und Sazan beteiligen werden.

Diese Kampagne wird sich aller Wahrscheinlichkeit nach nicht nur auf Albanien konzentrieren.

Hauptziel dürften die Familie Trump und das republikanische Lager sein, wobei der albanische Fall und die Vereinbarung mit Edi Rama als Beispiel in der amerikanischen politischen Debatte dienen.

Bis zu den US-Zwischenwahlen dürfte dieser Kampf eine noch größere Dimension annehmen.

Nach dieser Interpretation ist zu erwarten, dass in dieser Phase wichtige Persönlichkeiten der amerikanischen Demokratischen Partei involviert sein werden, die die albanische Frage im Rahmen ihrer Auseinandersetzung mit der Familie Trump nutzen werden.

Sollte es zu einem solchen Szenario kommen, könnte dies die größte internationale Herausforderung darstellen, der sich Edi Rama je stellen musste.

Aus dieser Perspektive wird es ihm nicht nur schwerfallen, sich zu verteidigen, sondern er könnte auch politisch schwer geschädigt werden.

Häufige Besuche in Paris und eine Annäherung an Emmanuel Macron werden als Versuche gesehen, diese Situation zu verbessern.

Quellen aus dem Umfeld der Mehrheit deuten jedoch darauf hin, dass das Klima weitaus schlimmer ist, als es in der Öffentlichkeit dargestellt wird.

Laut ihnen ist Edi Rama selbst davon überzeugt, dass Europa eine gut abgestimmte Strategie gegen ihn verfolgt.

Ein Spiel, bei dem Emmanuel Macron die „Karotte“ anbietet, während Friedrich Merz den „Stock“ einsetzt.

Eine Kombination aus Druck und Dialog, die darauf abzielt, ihn politisch so weit zu schwächen, dass er das Land verlässt.

Denselben Quellen zufolge werden genau dann, wenn dieser Prozess seinen Höhepunkt erreicht, Vorschläge aus Europa zur Bewältigung der albanischen politischen Krise erwartet.

In der Diskussion wird die Möglichkeit einer neuen Regierung unter Führung der Sozialistischen Partei erwähnt, allerdings mit einer Persönlichkeit, die als näher am Geist des Protests angesehen wird.

Bislang kursiert am häufigsten der Name Ditmir Bushati.

Allerdings kann die Möglichkeit nicht ausgeschlossen werden, dass weitere Kandidaturen mit einem ähnlichen Profil auftauchen.

Laut diesem Szenario würde eine solche Regierung ihr Mandat bis 2029 fortsetzen, jedoch auf der Grundlage eines Pakets tiefgreifender politischer und institutioneller Reformen. / Broschüre

13 ORE ME PARE

Shqiptarët të vendosur për largimin e Ramës, 44 ditë në shesh kundër keqqeverisjes!

Minutë pas minute/ Asgjë nuk e shuan revoltën kundër
Protesta

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur sërish para godinës së qeverisë, duke përsëritur se do të vijojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ka nisur mbrëmjen e kësaj të hëne protesta e 44-të para godinës së Kryeministrisë, ku dhjetëra qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe banorë të zonave të prekura janë mbledhur për të kërkuar largimin e Edi Ramës. 

Ashtu si në protestat e mëparshme, pjesëmarrësit janë mbledhur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përballë godinës së Kryeministrisë, duke mbajtur pankarta dhe duke bërë thirrje për ndryshim politik.

Në tubim dëgjohen të njëjtat thirrje që prej ditës së parë: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëri e Re”.

Një emigrant shqiptar, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Greqi, i është bashkuar protestës së 44-t që po zhvillohet para Kryeministrisë në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj klasës politike në vend.

Në një prononcim për mediat nga sheshi i protestës, ai deklaroi se kishte ardhur enkas për të marrë pjesë në tubim dhe adresoi kritika si ndaj kryeministrit Edi Rama, ashtu edhe ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

"Unë jam prej vitesh në Greqi. Unë jam poliagjent i Edi Ramës. Na kanë mbytur. Do të protestojmë kundër Ramës dhe Berishës. Ata e kanë të fshehtë marrëveshjen", u shpreh ai.

Në protestë është e pranishme edhe eurodeputetja franceze Emma Fourreau, e cila ndodhet në Tiranë. Gjatë ditës, ajo zhvilloi një takim me deputeten e pavarur Marjana Koçeku, ku diskutuan mbi çështje që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimin qytetar.

Protesta pritet të vijojë në orët në vijim, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se do të mbajnë fjalime dhe do të paraqesin publikisht qëndrimet e tyre.

Protesta e kësaj mbrëmjeje shënon tubimin e 44-t radhazi para Kryeministrisë, duke konfirmuar vendosmërinë e protestuesve për të vijuar mobilizimin dhe për të mbajtur të hapur presionin ndaj institucioneve.

Edhe mbrëmjen e djeshme, si në 43 ditët e tjera, pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës, kaluan përmes zonës së ish-bllokut, për të dalë më pas te sheshi “Nënë Tereza”, nga ku iu drejtuan sërish Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe ndërtesës qeveritare.

13 ORE ME PARE

Eurodeputetja franceze 'zbarkon' në Tiranë për protestën, takim me Marjana Koçekun

Minutë pas minute/ Asgjë nuk e shuan revoltën kundër
Marjana Koçeku dhe Emma Fourreau

Eurodeputetja franceze dhe aktivistja për mbrojtjen e mjedisit dhe çështjet sociale, Emma Fourreau ka ardhur në Tiranë, ku ka shprehur mbështetjen e saj për protestën që po zhvillohet në kryeqytet.

 Fourreau është takuar me deputeten e pavarur Marjana Koçeku, e cila u largua nga Partia Socialiste pas nisjes së protestave kundër qeverisë.

Lajmin e bëri të ditur vetë Koçeku përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi edhe detaje nga biseda me eurodeputeten franceze.

Sipas saj, në qendër të takimit ishin mbrojtja e mjedisit, si dhe rëndësia e angazhimit qytetar dhe politik për ruajtjen e natyrës.

"Natyra nuk njeh parti. Natyra nuk negocion me vendime të gabuara. Ajo ose mbrohet ose humbet", shkroi Koçeku në reagimin e saj.

Deputetja theksoi se mbrojtja e mjedisit nuk duhet parë si pengesë për zhvillimin ekonomik, por si një tregues i përgjegjësisë së institucioneve ndaj qytetarëve dhe standardeve europiane.

"Mbrojtja e natyrës nuk është pengesë për zhvillimin. Është prova më e madhe e përgjegjësisë së një shteti ndaj qytetarëve të vet dhe ndaj Europës që synon t'i bashkohet politikisht", u shpreh ajo.

"Me eurodeputeten franceze dhe aktivisten për mbrojtjen e mjedisit dhe çështjeve sociale, Emma Fourreau, e cila erdhi në Tiranë për me e mbështetë protestën. Folëm për çështjen e mjedisit dhe për randësinë e angazhimit qytetar dhe politik në mbrojtje të natyrës. Mjedisi nuk njeh parti. Natyra nuk negocion me vendime të gabueme. Ajo ose mbrohet ose humbet. Mbrojtja e natyrës nuk asht pengesë për zhvillimin. Asht prova ma e madhe e përgjegjësisë së nji shteti ndaj qytetarëve të vet dhe ndaj Europës që synon me iu bashku politikisht."-shkruan Koçeku.

protestuesit minutë pas minute

Lini një Përgjigje