TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Qershor 2026, 17:58

Aksident fatal në Fier-Lushnjë, humb jetën një 34-vjeçar!

Shkruar nga Pamfleti
Aksident fatal në Fier-Lushnjë, humb jetën një
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnjë, pranë fshatit Vajkan.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është një 34-vjeçar me inicialet A.M., i cili po udhëtonte me motor në drejtim të Lushnjës. Dyshohet se i riu ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në asfalt.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe autoambulanca, por për shkak të plagëve të marra, 34-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor ka nisur veprimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit tragjik.

aksident fatal

Lini një Përgjigje