TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Qershor 2026, 17:23

Aksident i trefishtë në Lezhë-Milot, plagosen tre persona

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i trefishtë në Lezhë-Milot, plagosen tre persona
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e së premtes në superstradën Lezhë-Milot, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre edhe një grua.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Gajush, ku tre automjete janë përfshirë në një përplasje, shkaqet e së cilës ende nuk janë bërë të ditura.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas burimeve spitalore, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në përplasjen e automjeteve.

aksident plagosje

Lini një Përgjigje