TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Korrik 2026, 12:35

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, plagosen 4 persona 

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në aksin Milot-Rrëshen, plagosen 4 persona 
Pamje nga aksidenti

Një aksident rrugor është shënuar paraditen e kësaj të hëne në aksin Milot–Rrëshen, në afërsi të Rubikut, ku janë përfshirë një automjet dhe një kamion.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat që çuan në aksident.

aksident në aksin milot-rrëshen

Lini një Përgjigje