TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Korrik 2026, 18:47

Aksidenti i rëndë në Elbasan-Librazhd, ndërron jetë 19-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti i rëndë në Elbasan-Librazhd, ndërron jetë

Ka ndërruar jetë 19-vjeçari që u aksidentua pasditen e sotme, rreth orës 17:50, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël.

I riu u transportua menjëherë në spital në gjendje të rëndë, ku mori ndihmën mjekësore, por fatkeqësisht nuk arriti t'u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti që drejtohej nga shtetasi Klement Balla 19 vjeç, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar aksidentin fatal.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

"Informacion paraprak-Në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”, në fshatin Mengël, automjeti që drejtohej nga shtetasi K. B., 19 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. B. ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit", njoftoi policia.

Aksidenti i rëndë në Elbasan-Librazhd, ndërron jetë

aksident elbasan-librazhd

Lini një Përgjigje