TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Maj 2026, 14:32

Dhunoi gazetarin Ervin Dushi, pronari i “Xhedis” mohon akuzat: Nuk e godita, vetëm e shtyva

Shkruar nga Pamfleti

Dhunoi gazetarin Ervin Dushi, pronari i “Xhedis” mohon akuzat: Nuk e

Autori i dyshuar ka tentuar të justifikohet para gjykatës dhe t’i shmanget përgjegjësisë penale, duke mohuar akuzat për dhunë ndaj gazetarit dhe duke pretenduar se mes tyre kishte vetëm një shtyrje.

Zbardhet dëshmia e Prel Gjonit, pronarit të marketit “Xhedis”, i arrestuar pas dhunës ndaj gazetarit Ervin Dushi.

Prel Gjoni ka mohuar akuzat për dhunë para Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër duke tentuar të justifikohet dhe t’i shmanget përgjegjësisë penale. Ai ka pretenduar se nuk e ka goditur gazetarin, por vetëm e ka shtyrë gjatë konfliktit.

Pavarësisht këtij pretendimi, Prokuroria e Shkodrës kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”, kërkesë që u pranua nga gjykata, duke lënë Gjonin në paraburgim.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja nisi pas një videoje të publikuar në TikTok nga gazetari Ervin Dushi, i cili paralajmëroi se do të denonconte raste të tregtimit të ushqimeve të skaduara në një rrjet marketesh.

Dushi ka deklaruar se në mbrëmjen e asaj dite është kontaktuar nga Prel Gjoni dhe më pas është dhunuar prej tij dhe dy personave të tjerë, duke marrë dëmtime në fytyrë dhe në kokë.

Pas ngjarjes, policia arrestoi pronarin e marketit “Xhedis” për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”. Nga ana tjetër, Gjoni ka pretenduar se gazetari e kishte shantazhuar për t’i vendosur gjobë, akuzë që deri tani nuk është provuar dhe që mohohet nga gazetari.

Prokuroria vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Lini një Përgjigje