TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Qershor 2026, 08:46

Dyshohet se humbi jetën në Liqenin e Ulzës, policia dhe palombarët në kërkim të 37-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se humbi jetën në Liqenin e Ulzës, policia dhe

Kërkimet për gjetjen e trupit të 37-vjeçarit, i cili dyshohet se u mbyt një ditë më parë në Liqenin e Ulzës, po vijojnë.

Sipas të dhënave paraprake, 37-vjeçari nga Laçi po lëvizte me një motor uji në liqen, kur dyshohet se ka rënë në ujë dhe ka humbur jetën.

Familjarë të tij, banorë të zonës, efektivë të Policisë së Shtetit dhe polumbarë kanë vazhduar kërkimet, por deri tani trupi nuk është gjetur.

Operacioni pritet të vijojë edhe gjatë orëve në vazhdim, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e së hënës në Liqenin e Ulzës. Sipas informacioneve paraprake, alarmi u dha menjëherë pas incidentit, ndërsa në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe grupi hetimor për kryerjen e veprimeve procedurale. Burime nga terreni bënë me dije se drejt zonës u nis edhe Kryeprokurori i Dibrës, Abaz Muça, për të ndjekur nga afër hetimet mbi rastin.

Liqeni i Ulzës konsiderohet një nga destinacionet më të frekuentuara gjatë sezonit veror, veçanërisht për aktivitetet ujore dhe turizmin natyror.

 

Lini një Përgjigje