TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Qershor 2026, 08:38

U përplas me skafin e Policisë Kufitare, publikohet fotoja e 22-vjeçarit që humbi jetën në Ksamil

Shkruar nga Pamfleti
U përplas me skafin e Policisë Kufitare, publikohet fotoja e
22-vjeçari Albiano Kreçi

Publikohet fotoja e viktimës së aksidentit detar në Ksamil, 22-vjeçari Albiano Kreçi.

Është publikuar fotoja e Albiano Kreçit, 22-vjeçarit që humbi jetën pas aksidentit detar të ndodhur mbrëmjen e së martës në Ksamil.

Sipas informacioneve paraprake, Kreçi po drejtonte një mjet lundrues tip jet ski kur u përplas me skafin e Policisë Kufitare, i cili ndodhej i stacionuar rreth 400 metra larg bregut, në kuadër të monitorimit të hapësirës detare.

Përplasja rezultoi fatale për të riun, i cili pësoi dëmtime të rënda. Ai u nxor menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë Kufitare dhe persona të tjerë që ndodheshin në zonë, ndërsa më pas u transportua me urgjencë drejt spitalit. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 22-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Burime paraprake bëjnë me dije se mjeti lundrues që drejtonte i riu është fundosur pas përplasjes.

Sipas policisë, dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e lundrimit me shpejtësi të mjetit tip jet ski. Ndërkohë, një grup i posacëm hetimor, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

"Rreth orës 18:30, në Ksamil, shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, banues në Ksamil, duke lundruar në det me një mjet lundrues tip jet ski (makinë lundruese), dyshohet se, si pasojë e lundrimit me shpejtësi, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar (i ndaluar) rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.

Si pasojë e përplasjes, u dëmtua drejtuesi i mjetit lundrues, i cili u nxor menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin në zonë, dhe u transportua me urgjencë në spital, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes", njoftoi më herët policia.

Lini një Përgjigje