TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Qershor 2026, 07:05

E rëndë në Rrogozhinë, 25-vjeçari vret me thikë fqinjin

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Rrogozhinë, 25-vjeçari vret me thikë
Foto Ilustrim

Si pasojë e konfliktit, 60-vjeçari Rrapush Memolla ka mbetur i plagosur rëndë dhe, pavarësisht ndihmës së dhënë, ka humbur jetën.

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Rrogozhinë, ku një konflikt mes dy fqinjëve përfundoi me humbjen e jetës së një 60-vjeçari.

Sipas informacionit nga Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 në lagjen “Mollaj”, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta mes shtetasve M. M., rreth 25 vjeç, dhe Rr. M., rreth 60 vjeç, janë përdorur mjete prerëse.

Si pasojë e konfliktit, 60-vjeçari Rrapush Memolla ka mbetur i plagosur rëndë dhe, pavarësisht ndihmës së dhënë, ka humbur jetën. Ndërkohë, autori i dyshuar, Meklan Meçe, është dëmtuar lehtë në dorë.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë operacional, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 25-vjeçarit, i cili dyshohet se goditi për vdekje fqinjin e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e plotë të konfliktit që përfundoi tragjikisht.

"Reagimi i menjëhershëm i shërbimeve të Policisë bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 25-vjeçarit, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti të çastit ku u përdorën mjete prerëse, plagosi një 60-vjeçar, i cili më pas humbi jetën.

Rreth orës 21:50, në lagjen “Mollaj”, Rrogozhinë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta mes shtetasve M. M., rreth 25 vjeç, dhe Rr. M., rreth 60 vjeç, fqinjë me njëri-tjetrin, ku u përdorën mjete prerëse, shtetasi Rr. M. u plagos rëndë dhe më pas humbi jetën, ndërsa shtetasi M. M. u dëmtua lehtë në dorë.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, shkuan në vendngjarje dhe, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, identifikuan, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin M. M.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.", njofton policia.

e rëndë në rrogozhinë 25 vjecari vret fqinjin

Lini një Përgjigje