TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Qershor 2026, 20:17

Hyri në rrugë dytësore për të shmangur trafikun në Shëngjin, autobusi përfundon në kanal!

Shkruar nga Pamfleti
Hyri në rrugë dytësore për të shmangur trafikun në
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një autobus i një agjencie turistike ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor në zonën e Ishull-Shëngjinit, gjatë mesditës së kësaj të shtune.

Sipas informacioneve paraprake, autobusi po kthehej nga Shëngjini dhe në momentin e aksidentit nuk kishte pasagjerë në bord, por vetëm anëtarë të stafit të agjencisë turistike.

Mësohet se drejtuesi i mjetit kishte zgjedhur të lëvizte në një rrugë dytësore për të shmangur trafikun e rënduar në dalje të zonës turistike. Gjatë udhëtimit, në një segment të ngushtë rruge, përballë autobusit është shfaqur një automjet tjetër.

Për të shmangur përplasjen, shoferi ka devijuar drejt skajit të rrugës, por për shkak të terrenit dhe mungesës së hapësirës, autobusi ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Personat që ndodheshin në mjet kanë dalë menjëherë jashtë dhe nuk kanë pësuar lëndime. Nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale në autobus.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, të cilat po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave që çuan në daljen e autobusit nga rruga.

aksident në shëngjin

1 Komente

  1. T
    Tony

    Perfundoi si ujku ne kanal e Zuku ne kanal.

    Lini një Përgjigje