TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Qershor 2026, 17:03

Aksident në Dhërmi, 4 persona transportohen me urgjencë në spital!

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Dhërmi, 4 persona transportohen me urgjencë në
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në zonën e Dhërmiut, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e stabilizuar dhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në përplasjen e dy mjeteve.

aksident

Lini një Përgjigje