TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Qershor 2026, 13:37

I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO vulos fatin e Moisi Habilajt

Shkruar nga Pamfleti
I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO vulos fatin e Moisi
Moisi Habilaj

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Moisi Habilajn, i akuzuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Gjatë seancës gjyqësore, Habilaj nuk ka dhënë asnjë deklaratë para gjyqtares Elsa Ulliri. Në përfundim të shqyrtimit, gjykata vendosi të lërë në fuqi vendimin e dhënë më herët nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda.

Masa e sigurisë ndaj tij ishte caktuar që më 26 dhjetor 2018 për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Moisi Habilaj është një nga emrat më të njohur të dosjeve të trafikut ndërkombëtar të drogës. Më 23 janar të këtij viti, Gjykata e Posaçme e shpalli fajtor dhe e dënoi me 10 vite burg.

Përveç dënimit në Shqipëri, Habilaj është dënuar edhe nga drejtësia italiane me mbi 12 vite burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të armatosur me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas hetimeve, ai drejtonte një grup kriminal që operonte në trafikun e drogës mes Shqipërisë dhe Italisë.

Me vendimin e fundit të GJKKO-së, masa “arrest në burg” ndaj Moisi Habilajt mbetet në fuqi.

Lini një Përgjigje