
Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasit G.M. dhe K.M., të akuzuar për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Sipas organit të akuzës, shtetasi me inicialet G.M., i hetuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, dyshohet se ka investuar dhe transferuar të ardhura të përfituara nga veprimtaria kriminale në pasuri të luajtshme, të paluajtshme dhe aktivitete të ndryshme ekonomike në Shqipëri. Në hetim janë përfshirë edhe veprime financiare e pasurore të kryera në emër të familjares së tij, shtetases me iniciale K.M.
Hetimet për këtë çështje kanë nisur që në vitin 2019 dhe janë mbështetur në të dhëna të siguruara nga institucione shtetërore, bankare, tatimore dhe kadastrale. Gjithashtu është kryer një ekspertim financiar, i cili, sipas Prokurorisë, ka evidentuar mospërputhje të konsiderueshme mes pasurive të zotëruara dhe të ardhurave të ligjshme të dokumentuara.
Në përfundim të veprimeve hetimore, dosja është dërguar në Gjykatë për vijimin e procesit gjyqësor ndaj dy të pandehurve.
“Të ardhurat nga veprimtaria kriminale i investoi në pasuri në Shqipëri, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq shtetasin G.M. dhe familjaren e tij.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër përfundoi hetimet dhe dërgon për gjykim të pandehurit G.M. dhe K.M., të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr.2216, të vitit 2019, rezultoi se shtetasi G.M., i hetuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, dyshohet se ka investuar dhe transferuar përfitime të ardhura nga veprimtari kriminale në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe në aktivitete të tjera ekonomike. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu veprime financiare dhe pasurore të kryera në emër të familjares së tij, shtetases K.M.
Gjatë hetimit janë administruar të dhëna nga institucione shtetërore, bankare, tatimore dhe kadastrale, si dhe u krye ekspertim financiar, nga i cili rezultoi një mospërputhje e konsiderueshme ndërmjet pasurive të zotëruara dhe të ardhurave të ligjshme të dokumentuara.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër shpreh angazhimin e saj për goditjen e pasurive që burojnë nga veprimtaria kriminale dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale", thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje