
Një pikë karburanti është grabitur gjatë natës në Krujë. Mësohet se, autorët nën kërcënimin e një arme gjahu, kanë marrë xhiron ditore dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.
Sipas informacioneve paraprake, grabitësit kanë hyrë në ambientet e karburantit dhe kanë kërcënuar punonjësin me një arme tip çifte, duke i marrë rreth 20 mijë lekë të rinj.
Pas kryerjes së grabitjes, autorët janë larguar në këmbë, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Burime bëjnë me dije se personat e dyshuar janë identifikuar, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e tyre. Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje