TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Qershor 2026, 15:26

Incident në bregdetin e Vlorës, parashutisti rrëzohet në det!

Shkruar nga Pamfleti
Incident në bregdetin e Vlorës, parashutisti rrëzohet në
Foto ilustruese

Një incident i rrezikshëm është regjistruar në bregdetin e Vlorës, ku një parashutist ka rënë në det gjatë një tentative për ulje, duke rrezikuar të mbytej.

Ngjarja ka ndodhur para syve të pushuesve që ndodheshin në zonë. Sipas informacioneve paraprake, parashutisti humbi kontrollin në momentet e fundit të manovrës së uljes dhe përfundoi në ujë, duke hasur vështirësi për të dalë në breg.

Dy pushues që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes reaguan menjëherë sapo vunë re situatën. Ata u hodhën në det dhe notuan drejt parashutistit, duke arritur ta kapnin dhe ta sillnin në breg në kohë.

Ndërhyrja e tyre rezultoi vendimtare për shmangien e pasojave më të rënda. Pas nxjerrjes nga uji, të dëmtuarit iu dha ndihma e parë në vendngjarje, ndërsa më pas u transportua me urgjencë drejt spitalit për ekzaminime dhe trajtim të specializuar mjekësor.

incident në bregdetin e vlorës

Lini një Përgjigje