TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Korrik 2026, 13:22

Plagosja e Brian Syzos në Pogradec, Gjykata lë në burg Nikolla Agollin dhe David Priftin

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja e Brian Syzos në Pogradec, Gjykata lë në burg Nikolla
Në foto Nikolla Agolli

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Nikolla Agollin dhe David Priftin, të arrestuar në lidhje me plagosjen e 35-vjeçarit Brian Syzo, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në Pogradec.

Seanca gjyqësore zgjati rreth dy orë dhe nisi në orën 11:00. Në përfundim të shqyrtimit, gjykata e cilësoi të ligjshëm arrestimin e Nikolla Agollit, i dyshuar si autor i plagosjes, si edhe të David Priftit, i dyshuar si bashkëpunëtor, duke vendosur ndaj të dyve masën e sigurisë "arrest në burg".

Sipas hetimeve paraprake, menjëherë pas plagosjes së Brian Syzos, autori i dyshuar dhe tre personat që ndodheshin me të u larguan nga vendi i ngjarjes. Ata braktisën automjetin në zonën e Qafë Thanës dhe më pas u shpërndanë në drejtime të ndryshme.

Nikolla Agolli u lokalizua dhe u arrestua pak minuta pas ngjarjes, teksa udhëtonte me një furgon në zonën e Prrenjasit. Më vonë u arrestua edhe David Prifti.

Nga të dhënat e deritanishme të hetimit, dyshohet se objektivi i autorit ka qenë vrasja e Brian Syzos, për shkak të konflikteve të vazhdueshme mes palëve. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

gjykata lë në burg nikolla agollin dhe david priftin

Lini një Përgjigje