TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Korrik 2026, 07:35

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Tiranë, 3 persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Fushë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Fushë Krujë–Tiranë, pranë kryqëzimit të Niklës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete: një fuoristradë tip Mercedes-Benz dhe dy automjete të së njëjtës markë.

Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e rrugës nga drejtuesi i fuoristradës, duke sjellë përplasjen me dy automjetet e tjera.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Lini një Përgjigje