Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre brenda ambienteve të Poliklinikës së Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka nisur fillimisht në rrugë dhe më pas është zhvendosur në ambientet e poliklinikës, ku njëri nga të përfshirët dyshohet se ka nxjerrë një mjet prerës dhe ka goditur disa herë kundërshtarin.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Burime spitalore bëjnë me dije se, pas operacionit, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas të njëjtave burime, plagët e marra nuk kanë prekur organet jetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e konfliktit, si dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Lini një Përgjigje