Disa nga fotografitë që Dua Lipa kishte publikuar gjatë pushimeve të saj në Kep Merli, në jug të Shqipërisë, nuk gjenden më në profilin e saj zyrtar në Instagram.
Artistja britaniko-shqiptare kishte ndarë me miliona ndjekës pamje nga natyra dhe peizazhet e bregdetit shqiptar, duke promovuar një nga zonat më të bukura të vendit. Megjithatë, këto postime janë hequr nga profili i saj, duke nxitur diskutime në rrjetet sociale.
Ky veprim vjen në një periudhë kur Dua Lipa ka qenë në qendër të vëmendjes për qëndrimet e saj në mbështetje të mbrojtjes së natyrës. Në një intervistë të fundit, këngëtarja foli për rëndësinë e ruajtjes së zonave natyrore dhe u shpreh në mbështetje të protestave kundër ndërtimeve në zona të mbrojtura, deklarata që ngjallën reagime të shumta.
Heqja e fotografive nga Kep Merli ka shtuar edhe më shumë aludimet, sidomos duke pasur parasysh lidhjen e familjes së saj me këtë zonë përmes një vile. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim se fshirja e postimeve lidhet me këto zhvillime apo nëse bëhet fjalë thjesht për një riorganizim të profilit të artistes në Instagram.
Kep Merli ka qenë prej vitesh në qendër të debateve për zhvillimin e zonës, ndërsa fotografitë e Dua Lipës nga ky destinacion ishin konsideruar nga shumë ndjekës si një promovim i bukur i bregdetit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Pushtuesi i poshter i Shurrelit.