TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Korrik 2026, 14:18

Banderola provokuese pas fitores ndaj Anglisë, Argjentina rrezikon ndëshkimin nga FIFA

Shkruar nga Pamfleti
Banderola provokuese pas fitores ndaj Anglisë, Argjentina rrezikon
Banderola provokuese pas fitores ndaj Anglisë,

Argjentina mund të përballet me masa disiplinore nga FIFA pas festimeve që pasuan fitoren 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, të luajtur në Atlanta.

Kualifikimi për në finale u sigurua në minutën e 93-të, kur Lautaro Martinez realizoi me kokë golin vendimtar që i dha suksesin “Albiceleste”-s dhe një biletë për finalen ndaj Spanjës.

Megjithatë, vëmendja pas ndeshjes u përqendrua te një banderolë e shfaqur nga futbollistët argjentinas, ku shkruhej “Las Malvinas son Argentinas” (“Ishujt Falkland janë argjentinas”).

Sipas rregullores së FIFA-s, një veprim i tillë mund të interpretohet si shkelje e nenit 34.3, i cili ndalon shfaqjen e sloganeve ose mesazheve me karakter politik në fushën e lojës.

Sipas The Athletic, kjo nuk është hera e parë që Argjentina përballet me një situatë të tillë. Federata argjentinase u gjobit edhe në vitin 2014 për përdorimin e të njëjtit slogan.

Media britanike sjell në vëmendje edhe rastin e fundit të UEFA-s, e cila pezulloi futbollistët spanjollë Rodri dhe Alvaro Morata për thirrje me përmbajtje politike pas përfundimit të Euro 2024.

Polemikat ishin ndezur që përpara fillimit të ndeshjes, pasi zëvendëspresidentja e Argjentinës, Victoria Villarruel, i kishte cilësuar anglezët në rrjetet sociale si “piratë uzurpues”.

Pas shfaqjes së banderolës, reagoi edhe sekretari britanik për Biznesin, Peter Kyle, i cili e dënoi publikisht këtë veprim, duke e cilësuar atë “krejtësisht të papërshtatshëm”.

Lini një Përgjigje