TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Korrik 2026, 20:02

Të shtëna me armë në Laç, plagoset një 22-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë në Laç, plagoset një

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Sanxhaku” të qytetit të Laçit, ku një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur 22-vjeçari Veron Pasha. Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore.

Burime bëjnë me dije se i riu ka marrë një plagë në këmbë, në pjesën e kofshës. Aktualisht, ai ndodhet nën monitorimin e stafit mjekësor dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet stabël.

Rrethanat e ngjarjes dhe autorësia mbeten ende të paqarta. Ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

policia

Lini një Përgjigje