TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Korrik 2026, 15:34

Sherri për motive të dobëta përshkallëzohet në tentativë vrasjeje, arrestohet autori 43-vjeçar dhe i plagosuri në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti
Sherri për motive të dobëta përshkallëzohet në
Foto Ilustrim

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit, pasi dyshohet se tentoi të vriste me mjet prerës një 59-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta në një lokal të qytetit.

Ndërkohë, në pranga është vënë edhe i dëmtuari, i cili akuzohet për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", pasi nuk pranoi të japë shpjegime për rrethanat e ngjarjes. Sipas policisë, 59-vjeçari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen "Luigj Gurakuqi", ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, 43-vjeçari ka goditur me thikë shtetasin R. B., 59 vjeç.

"Tentoi të vriste me mjet prerës, një 59-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lokal, identifikohet dhe kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar.

Arrestohet edhe i dëmtuari, pasi nuk pranoi të japë shpjegime për rrethanat e ngjarjes. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit se në spitalin rajonal, ishte paraqitur për ndihmë mjekësore, një 59-vjeçar i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, organizuan punën, dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar, shtetasit M. A., 43 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. A. ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin R. B., 59 vjeç.

Më tej, u kryen veprimet për arrestimin në flagrancë edhe të shtetasit R. B., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi nuk ka pranuar të japë shpjegime për ngjarjen.

I dëmtuari është në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë) i dyshuar i përdorur për ngjarjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

tentative vrasje sherr me thika ne nje lokal ne elbasan

Lini një Përgjigje