TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Qershor 2026, 09:54

Tentoi të vidhte në një pikë këmbimi valutor, arrestohet autori në Tiranë 

Shkruar nga Pamfleti
Tentoi të vidhte  në një pikë këmbimi valutor,
Foto Ilustrim

Një tentativë për grabitje është shënuar në zonën e Shkozës në Tiranë, ku shënjestër ka qenë një pikë këmbimi valutor.

Burime bëjnë të ditur se personi i dyshuar është arrestuar nga Policia menjëherë pas ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake, ai ishte i pajisur me një pistoletë lodër, të cilën dyshohet se e përdori për të kanosur gjatë tentativës për grabitje.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes apo identitetin e të arrestuarit.

Policia pritet të publikojë informacion zyrtar për zbardhjen e plotë të rastit. 

tentative vjedhje

Lini një Përgjigje