TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Qershor 2026, 19:29

“Rama tradhtar kombi”, shqiptari nga Londra thirrje diasporës: Bashkojuni kësaj revolte

Shkruar nga Pamfleti

“Rama tradhtar kombi”, shqiptari nga Londra thirrje diasporës:

Protestës së 13-të para Kryeministrisë i janë bashkuar emigrantë të shumtë. Një prej tyre i ardhur nga Londra u bëri thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen kësaj proteste.

Gjatë fjalës së tij, protestuesi deklaroi se politika e 35 viteve të fundit i ka sjellë vendi disfata të madhe që kanë sjellë largimin e mijëra shqiptarëve nga atdheu. Ai deklaroi gjithashtu se Rama është tradhtar kombi.

“Për fatin tonë të keq, pas 35 vitesh i kanë sjellë vendit tonë vetëm disfata të mëdha. Rininë shqiptare e larguan. Një prej tyre jam edhe unë. U largova nga Shqipëria, sepse kjo klasë politike, po sigurohej që të më vriste edhe të ardhmen… 1 mln shqiptarë të larguar. Sot jemi në protestën e 13 dhe shqiptarët e vërtetë janë akoma. I bëj thirrje Diasporës dhe të rrëzojmë këtë sistem…Avokati i Popullit ku je? E nisë tradhtinë nga Londra. Rama tradhtar kombi, Sali Berisha statusit e non gratës ta jep Amerika dhe ta heq Edi Rama. U ka ardhur fundi, t’i bashkoheni Metës e Veliajt. Hidheni poshtë këtë sistem”, u shpreh ai…

 

protesta

Lini një Përgjigje