TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Qershor 2026, 14:42

Shisnin armë dhe tritol në Tiranë, Gjykata lë në burg 4 anëtarët e grupit

Shkruar nga Pamfleti

Shisnin armë dhe tritol në Tiranë, Gjykata lë në burg 4

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Marsel Varkën, Elsaed Maqinajn, Fabian Zakon dhe Kristaq Bibën, të arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrjeti”, i cili goditi një grup kriminal të dyshuar për trafikimin dhe shitjen e armëve në kryeqytet.

Sipas hetimeve, grupi merrej me sigurimin dhe tregtimin e armëve të zjarrit, municioneve dhe lëndëve plasëse në zona të ndryshme të Tiranës. Gjatë operacionit, policia sekuestroi katër pistoleta, tre armë automatike kallashnikov, municione, telefona celularë dhe sende të tjera që konsiderohen të rëndësishme për hetimin.

Në kuadër të së njëjtës dosje, autoritetet kanë shpallur në kërkim edhe Kevin Vilën dhe Bledar Avdillarin, të cilët dyshohet se kanë pasur rol në aktivitetin kriminal të grupit.

Hetimet kanë zbuluar se armët siguroheshin kryesisht nga qytete të tjera të vendit dhe më pas tregtoheshin në zona të ndryshme të Tiranës, veçanërisht në lagjet Fresk dhe Allias.

Më herët, si pjesë e këtij operacioni, janë arrestuar edhe Donati Jaku, Florian Gjeta, Urim Meta, Ligor Mehmeti dhe Klodian Mustafa, të cilët dyshohet se ishin pjesë e të njëjtit rrjet kriminal.

Sipas Policisë së Shtetit, gjatë gjithë periudhës hetimore janë arrestuar gjithsej nëntë persona. Në total janë sekuestruar 17 armë zjarri, katër kallëpe tritol, një sasi e konsiderueshme municioni, katër automjete dhe 13 telefona celularë.

gjykata e tiranës arrest me burg te arrestuar marsel varka elsaed maqinaj fabian zako kristaq biba

Lini një Përgjigje