
50-vjeçari është vrarë teksa po futej në banesë
Pas ekzekutimit në Shkodër, një tjetër vrasje ka tronditur vendin.
Një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Bërxullë në Vorë. Edmond (Ali) Sula ka qenë duke u futur në banesë duke lëvizur në këmbë, kur është qëlluar me armë.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 00:10. Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë gjurmë.
Një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat në zonë me qëllim zbulimin e autorit/ëve.
Lini një Përgjigje