TAGS-AT E JAVËS

Kulture19 Qershor 2025, 10:53

“Miss Shqipëria”, Valentina Gegprifti shpallet më e bukura për vitin 2025

Shkruar nga Pamfleti

“Miss Shqipëria”, Valentina Gegprifti shpallet më e bukura

Mbrëmjen e së mërkurës është shpallur “Miss Shqipëria 2025”. Ishte një natë e mbushur me emocione të veçanta, ku ndër më të spikaturat e mbrëmjes ishte padyshim kurorëzimi i vajzës më të bukur shqiptare Valentina Gegprifti, me numër 18.

Valentina u shqua për prezencën skenike, bukurinë dhe buzëqeshjen magnetike, duke fituar duartrokitje të gjata dhe vlerësim maksimal nga juria dhe publiku.

Juria e këtij edicioni përbëhej nga Meriadian Ramcaj, Zjamina Vasjari, Ledian Çelo, Kiara Tito, Eraldo Rexho, Helidon Haliti, Anila Basha, Greta Lila dhe Klea Llagonia.

Shoqëruesja e parë – Klea Thaçi, me numrin 17

Shoqëruesja e dytë – Laura Peka, me numrin 11

“Miss Earth” – Kleja Sulejmani, me numrin 3

“Miss Supernational” – Natalia Lalaj, me numër 1

“Miss International –Albania 2025” – Gledia Preja, me numrin 25

“Trupi më i bukur” – Juna Latifi, me numrin 4.

“Miss Buzëqeshja” – Elsina Canaku, me numrin 5.

“Miss Elite” – Dea Hila, me numrin 20, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare të bukurisë.

“Miss Miqësia” – Xholin Xhabeu, me numrin 12, e votuar nga vetë 25 finalistet për shpirtin e saj bashkëpunues dhe pozitiv.

“Miss Elegance” – Bleona Beqiraj, me numrin 8.

“Miss Fotozhenia” – Eloisa Llupo, me numrin 2.

“Miss Social-Media” – Dajana Elmasllari, me numrin 23.

“Çmimi i publikut” – Kleja Sulejmani, me numrin 3, e cila u zgjodh përmes votimit online nga publiku duke marrë 22.6 % të votave.

miss shqiperia 2025 valentina gegprifti

Lini një Përgjigje