
Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, Fate Velaj, ka bërë të ditur se mbi 219 mijë vizitorë kanë parë “Kalorësen e Babunjës” në më pak se 3 muaj. Velaj shkruan se ky është një lajm mahnitës, ndërsa thekson se ky është fruti i një pune këmbëngulëse të Ambasadës shqiptare në kryeqytetin e Austrisë.
“A ju kujtohet ekspozita madhështore që Ambasada e Shqipërisë, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave në Tiranë dhe Muzeun e Historisë së Natyrës në Vjenë, organizoi më 15 maj?
Drejtoresha e muzeumit sapo na përcolli numrin e vizitorëve që kanë parë “Kalorësen e Babunjës”, gjetjen më të mrekullueshme arkeologjike shqiptare të viteve të fundit: 219.397 vizitorë në vetëm 3 muaj!

Ky është fryti i një pune këmbëngulëse të Ambasadës, që nuk u lodh përballë sfidave, vështirësive e komunikimeve të pafundme. Ishte bindja e thellë se, përmes kësaj paraqitjeje të vlerave tona arkeologjike e historike, do t’i tregojmë botës se ne, Shqiptarët vijmë nga larg.

Nga shumë larg.
Dhe, do të shkojmë akoma më larg...”, shkruan diplomati.

Lini një Përgjigje