TAGS-AT E JAVËS

Kulture27 Gusht 2025, 17:55

Skandali i shpellës së Himarës, Blendi Gonxhja kapet mat me foto nga Kina për të mbuluar bëmat

Shkruar nga Pamfleti

Skandali i shpellës së Himarës, Blendi Gonxhja kapet mat me foto

Auron Tare nxjerr blof Gonxhen, si mashtroi ministri me projektin e restaurimit...

Nuk kanë fund bëmat e Blendi Gonxhes. Edhe pse deri më sot nuk ka bërë asgjë për kulturën, një herë që tentoi, ministri ka dalë blof. 

Pas denoncimit të Auron Tares për betonizimin e shpellës së Spillesë në Himarë, Ministria e Ekonomisë dhe Kulturës, reagoi duke hedhur poshtë akuzat dhe duke publikuar disa foto si pjesë e “projektit” të restaurimit. Por vetëm një ditë më vonë, mashtrimi doli zbuluar: fotot e publikuara nuk i përkasin fare Shqipërisë, por një shpelle në provincën Huashan të Kinës.

Vetë Aurto Tare ka nxjerrë blof ministrin, duke sjellë prova të pakundërshtueshme se imazhet ishin të marra nga një projekt kinez i para 10 viteve, ku me ndihmën e inteligjencës artificiale ishin interpretuar mitologji të lashta për turizëm kulturor. “Në botën e teknologjisë së sotme një fëmijë i duhen vetëm 5 minuta për të kuptuar se këto imazhe janë gjeneruar nga një shpelle kineze. Mua më deshën 10 minuta që të gjeja burimin e tyre”, ironizoi Tare.

A ka lidhje një projekt kinez me Shpellën e Spillesë në Himarë? A ka lidhje legjenda e Polifemit me Budën e Huashanit?”, pyet Tare, duke vënë në lojë gjithë ministrinë.

Skandali tregon nivelin e papërgjegjshmërisë institucionale në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare, një monument unik, i lidhur me legjendat homerike, rrezikon të kthehet në karikaturë për shkak të korrupsionit dhe injorancës. Në vend që të thërrasë ekspertë të arkeologjisë dhe historisë, Gonxhja zgjodhi të manipulojë publikun me foto të huaja, duke tallur qytetarët e Himarës dhe gjithë shqiptarët.

Postimi i Auron Tares:

Shokë të MEKI-t, të jemi pak më seriozë dhe mos u tallni me taksapaguesit tuaj.

Reagimi i MEKI-t për një shkrim modest timin mbi gjendjen faktike të Shpellës së Spilës më bëri të mendoj se ky institucion e kishte seriozisht ndërhyrjen dhe shpëtimin e këtij monumenti të kategorisë së parë nga braktisja dhe lavazhot përqark. Për këtë arsye e pashë me vëmendje si tekstin, ashtu edhe 3 imazhet që shoqëronin tekstin. Duke e ditur se në Shqipëri nuk ekzistojnë specialistët e mirfilltë të interpretimit të mitologjisë antike në imazhe moderne te inteligjences Artificiale , isha shumë i surprizuar të shikoj fotot nga “projekti” i supozuar i MEKI-t.

Kam pasur fatin që, 10 vite më parë, në Singapor, si pjesë e një delegacioni të UNESCO-s, te shikoja ndoshta projektin e parë me IA të ri - interpretimin e mitologjisë antike kineze, të zbuluara në një shpelle unike diku në shkretëtirat e Kinës. Ishte një projekt shumë ambicioz, ku Universiteti i Sydney-t, Pekinit dhe Opera Shtetërore e Pekinit kishin rikrijuar të gjitha imazhet e shpellen në Inteligjencë Artificiale dhe i përdornin për turizëm edukativ dhe kulturor. Prandaj, lajmi se MEKI kishte një projekt për Shpellën më intrigoi.

Por kurioziteti u kthye në zhgënjim dhe pastaj në qeshje pa fund.

Imazhi i parë i MEKI-t duket se një person me shume gjasa një kinez i cili me një projektor në dorë krijon dritëhije në shpellën e ndriçuar pas tij.

Në botën e teknologjisë së sotme një fëmije i duhen vetëm 5 minuta dhe informacion bazik për të kuptuar se ku dhe si janë gjeneruar këto imazhe.

Në fakt, mua më deshën pak me shume se 10 minuta për të kuptuar se imazhet e projektit të MEKI-t vijnë nga një Shpellë Kineze, në provincën e Huashan.

Pyetja ime për shokët e MEKI-t që talleni me qytetarët është:

A ka lidhje një projekt kinez me Shpellën e Spillesë në Himarë? A ka lidhje interpretimi i legjendës së Polifemit në Spilë me Budën e Huashanit?

Skandali i shpellës së Himarës, Blendi Gonxhja kapet mat me foto
Projekti kinez

Besoj se të paktën qytetarët në Himarë do të qeshin sot në mbrëmje kur të ulen për të pirë kafenë buzë detit dhe të lexojnë se Ministria jonë që mbulon kulturën përdor imazhet e shpellave në Kinë për Shpellën e Spillesë, një shpellë që mitet lokale e lidhin me hapësirën Homerik?

Sugjerim për drejtuesin e MEKI-t:

Mblidh një grup të vogël specialistësh të arkeologjisë dhe historisë. Krijo një ide të qartë se çfarë konteksti historik mund të përdoret në Shpellën e Spillesë, bazuar në zbulimet arkeologjike.

Ky projekt kërkon specialistë të mirëfilltë që kanë zbatuar projekte të interpretimit historik në shpella, jo elektricistë që punojnë me tendera. Shiko modelet franceze, të cilat janë për t’u admiruar, për shembull.

Nëse nuk ke kapacitet për të gjitha këto, kërko ndihmën e UNESCO-s, e cila ka në listat e saj një numër ekspertësh të kalibrit botëror që do ta kishin ëndërr të merreshin me një projekt homerik.

Lini një Përgjigje