TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES11 Janar 2026, 10:55

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë' Shqipërinë; fshatrat e izoluara

Shkruar nga Pamfleti
5 MUAJ ME PARE

Semani përmbyt edhe fshatin Mbrostar; verifikimi i dëmeve, hidhen dyshimet e para mbi procesin

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'
Permbytje e shkaktuar nga Semani

Ndërsa në terren ka nisur puna për verifikimin e dëmeve të shkaktuara si pasojë e përmbytjeve, disa fshatra po përballen me situata të vështira, për shkak se lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke “pushtuar” sipërfaqe toke dhe banesat.

Një situatë e tillë është krijuar në orët e fundit në fshatin Mbrostar në Qarkun e Fierit, atje ku lumi Seman ka dalë nga shtrati, ndërsa nën pushtetin e ujit është përfshirë një zonë e madhe.

Kryesisht dëmet janë krijuar në stallat e bagëtive dhe pulari, ku niveli i ujit është edhe më i larti.

Fermerët e prekur nga përmbytja janë kontaktuar nga ministri i Mbrojtjes. Banorët kanë shprehur shqetësimin për situatën dhe kanë kërkuar ndihmë urgjente nga shteti për nxjerrjen e bagëtive nga uji dhe për minimizimin e dëmeve të mëtejshme.

Ndërkohë në një tjetër fshat, në Ferras, në terren kanë zbritur 4 grupe verifikimi, në një proces që duket se ka mosbesim për mënyrën se si po kryhet.

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'

Kryeplaku i fshatit Zani Hyka, pretendon se verifikimi nuk po bëhet i drejtë. Në këtë fshat janë të paktën 120 banesa që u përfshinë nga uji.

Por jo vetëm kaq, pasi si pasojë e përmbytjes janë dëmtuar edhe pajisje bujqësore, infrastruktura ndihmëse, magazinat, që kanë një vlerë të konsiderueshme për banorët e zonave rurale, që merren me bujqësi ose blegtori.

5 MUAJ ME PARE

Bashaj dhe Vermik të izoluar pas rrëshqitjes së malit, banorët tentojnë hapjen e një rruge alternative

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'
Bashaj dhe Vermik të izoluar pas rrëshqitjes së malit

Prej katër ditësh, fshatrat Bashaj dhe Vermik janë të izoluara pas rrëshqitjes së një pjese të shpatit të malit, që ka shkatërruar rrugën kryesore lidhëse.

Rrëshqitja e dherave dhe gurëve e ka bërë aksin të pakalueshëm, duke ndërprerë komunikimin normal të këtyre fshatrave me zonat përreth.

Banorët, për shkak të mungesës së ndërhyrjes së menjëhershme nga institucionet, kanë nisur vetë punën për të hapur një rrugë provizore. Ata përdorin lopata dhe mjete të thjeshta për të rikthyer të paktën qarkullimin minimal mes fshatrave dhe zonave përreth. Kjo përpjekje reflekton vështirësitë e mëdha që ata po përballen dhe nevojën urgjente për ndërhyrje të strukturuar.

Dita e djeshme solli ndërhyrjen e forcave xheniere, të cilat hapën një rrugë alternative për të siguruar komunikimin e përkohshëm mes fshatrave.

Megjithatë, situata mbetet serioze. Rreziku për rrëshqitje të tjera vazhdon për shkak të terrenit të paqëndrueshëm dhe kushteve atmosferike. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Bashkia Selenicë dhe institucionet përgjegjëse, jo vetëm për hapjen e rrugës, por edhe për ndërtimin dhe forcimin e saj, në mënyrë që izolimi të mos përsëritet në të ardhmen.

5 MUAJ ME PARE

Aksi Krujë–Qafë Shtamë 'pushtohet' nga dëbora, izolohen disa fshatra

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'
Dëbora ka 'pushtuar' Malësinë e Krujës

Dëbora ka 'pushtuar' Malësinë e Krujës, duke arritur trashësi mbi 25 centimetra. Aksi rrugor Krujë–Qafë Shtamë është bllokuar, ndërsa disa fshatra të zonës kanë mbetur të izoluara.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe pritet ndërhyrja e mjeteve borëpastruese për normalizimin e qarkullimit, sapo kushtet e motit ta lejojnë.

Drejtuesve të mjeteve u kërkohet të tregojnë kujdes dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme deri sa të përmirësohen kushtet atmosferike.

5 MUAJ ME PARE

Moti i keq, Elbasani përballet me mungesën e energjisë elektrike; zonat më problematike

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'

Qarku i Elbasanit po has probleme në furnizimin me energji elektrike, ndërsa ka një ulje të ndjeshme të temperaturave. Probleme me furnizimin me energji janë evidentuar në të gjitha Bashkitë e Qarkut Elbasan, ndërsa duket se avaritë e krijuara kanë lidhje me motin e keq.

Problemet më të theksuara raportohen në Zavalinë, në një pjesë të Mollagjeshit, si edhe në shumicën e fshatrave të Bashkisë Librazhd e Prrenjas.

Pa energji elektrike kanë mbetur zona si Qarrishta, Xhyra, Hotolishti, Dardha dhe Prrenjasi, ndërsa situatë e ngjashme paraqitet edhe në fshatin Bardhaj dhe rrethinat përreth Prrenjasit.

Nga operatori i shpërndarjes së energjisë konfirmohet se po punohet për normalizimin e situatës në të gjithë Qarkun e Elbasanit, por kushtet e vështira atmosferike po bëhen pengesë për ritmet e punës në terren.

Mungesa e energjisë elektrike ka krijuar një seri problemesh për banorët, përfshi këtu edhe mungesën e ujit.

5 MUAJ ME PARE

Rrëshqitje dherash në Mirditë, avancimi i gërryerjes po shkon drejt banesave; rrëzohen shtyllat elektrike

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'
Rrëshqitje dherash në Mirditë

Territori i Qarkut Lezhë ka qenë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët, e dëborë në lartësi mbi 700 m. Aktualisht reshjet janë ndërprerë, por situata vijon të jetë problematike.

Në bashkinë Mirditë raportohet:

Si pasojë e vazhdimit të gërryerjes së tokës bujqësore në Zall – Donaj nga Lumi Fan i Vogël, rreth orës 00:00 janë rrëzuar përsëri shtyllat elektrike të TM, të spostuara një ditë më parë nga OSHEE, pasi gërryerja ka avancuar duke kaluar vendin e spostimit, duke lënë pa energji fshatin Ndërfanë, Gëziq, Kalanjan, Cekaj. Avancimi i gërryerjes po shkon drejt rrugës së fshatit dhe banesave.

Për sa më sipër kërkohet mbështetje në mënyrë urgjente nga Ministria e Bujqësisë nëpërmjet mjeteve të DRUK Lezhë, sipas kërkesës së drejtuar, që me datën 09.01.2026, ku AKMC është vënë në dijeni.

Problematikë tjetër alarmante është tubacioni i zbuluar i linjës së ujësjellësit të qytetit të Rrëshenit dhe jo vetëm, nga gërryerjet e përroit në fshatin Jezull, nga e cila rrezikohet këputja e tij, si dhe me avancimin e mëtejshëm rrezikohet dhe shembja e aksit rrugor që lidh një sërë fshatrash.

Nga verifikimet e fundit të kryetra nga strukturat e EC të bashkisë, si pasojë e reshjeve të shiut të ditëve të fundit, në disa fshatra janë konstatuar rrëshqitje toke, të cilat paraqesin rrezik për banesa dhe prona private.

Nga bashkia Kurbin raportohet:

Në terren, gjendja paraqitet më e përmirësuar në të gjitha zonat që gjatë këtyre ditëve ka pasur problematika, po kështu dhe në njësinë Fush Kuqe, në fshatrat Adriatik, ka vijuar evadimi i ujërave dhe ka ulje të nivelit të tij.

Gjatë ditës së djeshme pasur probleme në fshatin Patog, kryesisht nëpër lokalet dhe bizneset për arsye të baticave detare.

Sot do vijojë verifikimi i dëmeve në gjithë territorin nga grupet e punës, dhe kryesisht të përqendruara në fshatin Adriatik ku do të konstatohen më qartë dëmet pas tërheqjes së ujërave.

Do vijojnë punimet për sistemimin dhe pastrimin e rrugicave të lagjes dhe largimin e inerteve apo aluvioneve të sjella nga prurjet.

Po ashtu do vijojë pastrimi dhe forcimi i KUL-së gjatë gjithë gjatësisë së tij në Njësinë Mamurras.

Mjetet e punës do vijojnë të jenë ato që kanë qenë të disponueshme gjatë gjithë këtyre ditëve, me përjashtim të Ekskavatorit të FA-se, i cili pas përfundimit të punës në segmentin Skuraj-Vinjollë, është tërhequr ditën e djeshme.

Vijon të mbetet problematike fenomeni i rrëshqitjes së tokës, në të gjitha zonat kodrinore e malore.

Nga bashkia Lezhë raportohet:

Situata paraqitet e qetë ne Bashkinë Lezhë. Gjatë ditës së sotme do të vijoji monitorimi i gjithë territorit të bashkisë për problematikat që mund të shfaqen.

Grupet e punës do të vazhdojnë punën për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet, pastrimin e inerteve, mbeturinave etj..

Dhe sot me 5 mjete kamion privat të tonazhit të  lartë 20 m3 , 2 mjete eskavator të DRUK;  20 punonjës dhe 3 fouristrada pune të DRUK, me prezencën e mbështetjen e Policisë bashkiake, do të vazhdojë puna për përforcimin e argjinaturës së lumit Drin në fshatin Ishull Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë.

Furnizimi me ujë të pijshëm ka vazhduar rregullisht, kurse me energji sipas problematikave të raportuara më lart.

Niveli i lumit Drin vazhdon të ketë ulje, duke shkuar në parametrat normal për periudhën, po kështu dhe lumi Mat, pas reduktimit të shkarkimeve nga H/C Shkopet e Qafë Mollë. Probleme me akset rrugore deri tani nuk raportohen.

5 MUAJ ME PARE

Rritet niveli i lumit Ishëm, fshati Murqinë i izoluar nga uji; banesa dhe toka të përmbytura

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'
Fshati Murqinë i izoluar nga uji

Gjatë orëve të natës, prurjet e lumit Ishëm janë shtuar, duke sjellë rritje të nivelit të ujit në fshatrat Bilaj, Murqinë dhe Mallkuç, në të njëjtat kuota të regjistruara disa ditë më parë.

Në këto zona, qindra hektarë tokë bujqësore vijojnë të jenë të përmbytura. Dy lagjet fundore të fshatit Murqinë mbeten të izoluara plotësisht, pasi uji ka bllokuar rrugën lidhëse, ku niveli i tij kalon 50 centimetra.

Megjithëse reshjet kanë ndaluar, banorët shprehin dyshime për hapjen e portave të Bovillës, faktor që sipas tyre ka ndikuar në rritjen e nivelit të ujit.

Në fshatin Miliskajë vërehet një përmirësim i situatës. Uji ka nisur të tërhiqet, ndërsa rruga dhe tokat bujqësore vijojnë të jenë nën ujë. Uji është larguar nga banesat.

 

5 MUAJ ME PARE

„Müll in Flüsse zu werfen ist kriminell“, so Ramas Rechtfertigung: Auch Istanbul wurde überflutet.

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'
Premierminister Edi Rama

Rama sagte, dass solche Überschwemmungen in ganz Europa vorgekommen seien, und fügte hinzu, dass es vor zehn Jahren noch viel mehr Überschwemmungen gegeben hätte.

Premierminister Edi Rama bezeichnete das Wegwerfen von Müll in Flüsse als kriminell. Im Podcast „Flasim“ erklärte er, dass das Wegwerfen von Plastikflaschen oder -tüten in Flüsse und auf Straßen die albanische Flagge und unser Vaterland entweihe.

Rama kündigte an, dass rechtliche Maßnahmen gegen diejenigen ergriffen würden, die weiterhin Abfall wegwerfen, und versprach allen von den Überschwemmungen Betroffenen eine Entschädigung.

In diesem Zusammenhang sagte der Premierminister, dass mit der Berechnung des Schadensumfangs begonnen wurde, ebenso wie mit der Berechnung der Investitionen in die durch die Überschwemmungen beschädigte Infrastruktur.

„‚Ihr seid niemals allein‘ ist mein und unser Motto, wann immer wir mit einer Katastrophe konfrontiert sind. Ich möchte den Betroffenen dieser Katastrophe versichern, dass wir ihnen beistehen, wenn es um ihre Häuser und ihre Existenzgrundlagen geht und um die Behebung der entstandenen Schäden. Der Entschädigungsplan mit verschiedenen Szenarien ist fertiggestellt, und die Auszahlung der Entschädigungen wird in Kürze beginnen“, sagte der Premierminister.

Rama sagte, dass solche Überschwemmungen in ganz Europa vorgekommen seien, und fügte hinzu, dass es vor zehn Jahren noch viel mehr Überschwemmungen gegeben hätte.

„Es hat nicht nur unser Land betroffen, zumindest nicht aus den Gründen, die in den Medien für Aufsehen sorgen, sondern ein weites Gebiet bis hin nach Istanbul, wo sich apokalyptische Szenen abspielten.“

Eine kalte Luftmasse aus dem Norden ist mit einer warmen Welle aus dem Mittelmeerraum kollidiert, was zu dieser Situation geführt hat.

Klimawandel bedeutet nicht nur heiße Sommer, sondern auch instabile Jahreszeiten und anhaltende Wetterextreme.

„Mehr Brände und Überschwemmungen – wir leben bereits in einem neuen Klimaquadranten. Ich bin aber stolz darauf, dass wir dank der getätigten Investitionen in Notfallsituationen besser vorbereitet sind“, sagte Rama. (Wird aktualisiert)

 

5 MUAJ ME PARE

Fëmijë e të moshuar, publikohen pamjet nga evakuimet për shkak të përmbytjeve (Foto)

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'
Operacioni i evakuimit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se përgjatë natës ka vijuar operacioni i evakuimit të banorëve nga fshatrat buzë lumit në Bashkitë e Kuçovës dhe Dimalit.

Forcat e Armatosura, në koordinim me Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, mbeten të angazhuara në terren, krah për krah me strukturat vendore, për menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve, thuhet në një reagim nga Ministria e Mbrojtjes, e cila ka publikuar edhe pamje nga evakuimi.

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'

Janë dhjetra banorë që janë evakuar nga banesat e tyre, ndërsa uji ka depërtuar në to duke e bërë situatën alarmante.

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'

 

 

 

5 MUAJ ME PARE

Moti i keq, 600 familje në fshatrat e qarkut Korçë pa energji elektrike

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'
Korça pa energji elektrike

Probleme me furnizimin me energji elektrike janë regjistruar në disa zona rurale të qarkut Korçë. Aktualisht kanë dalë jashtë funksionit 6 fidera, duke lënë rreth 600 abonentë pa energji.

Situata paraqitet problematike në zona të Korçës, Maliqit, Pogradecit dhe Ersekës, ndërsa Bilishti nuk raporton ndërprerje. Defektet janë shfaqur në rrjetin shpërndarës dhe kanë prekur kryesisht abonentë në zonat rurale.

Ekipet teknike po punojnë në terren për identifikimin dhe riparimin e defekteve, me synim rikthimin e furnizimit sa më shpejt të jetë e mundur.

Fiderat që furnizojnë konsumatorët e rëndësisë së veçantë vijojnë funksionimin normal. Hidrovori i Pogradecit po operon pa probleme.

Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po zbatojnë masat e nevojshme për stabilizimin e rrjetit dhe rikthimin e energjisë për abonentët e prekur.

5 MUAJ ME PARE

Borë mbi 40 cm në Dibër, fshatra të izoluar dhe ndërprerje të energjisë elektrike

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'
Borë mbi 40 cm në Dibër

Reshjet e dendura të borës kanë krijuar probleme në disa njësi administrative të Qarkut Dibër. Prej ditës së djeshme, disa zona kanë mbetur pa energji elektrike.

Në njësitë Lurë, Kala e Dodës, Selishtë dhe Muhurr, trashësia e borës ka kaluar 40 centimetra. Bashkia Dibër po punon për hapjen e rrugëve drejt fshatrave, ndërsa raportimet konfirmojnë se disa prej tyre vijojnë të jenë të izoluara.

Në qytetin e Peshkopisë, bora ka arritur rreth 20 centimetra. Autoritetet lejojnë qarkullimin në rrugën Peshkopi–Kukës vetëm me zinxhirë dhe me vështirësi. Segmenti Ura e Çerenecit–Librazhd mbetet i pakalueshëm, ndërsa ekipet po punojnë për hapjen e tij.

Rruga Peshkopi–Tiranë mbetet e qarkullueshme pa zinxhirë. Strukturat përkatëse po vijojnë pastrimin dhe hapjen e rrugëve rurale në të gjithë qarkun.

5 MUAJ ME PARE

Semani e Shkumbini dalin nga shtrati, përmbytje në toka e banesa; pritet evakuimi i disa familjeve

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'
Moti i keq përmbyt fshatin në Lushnje

Prej disa ditësh, Shqipëria është përfshirë nga një mot i keq, që ka shkaktuar probleme në disa nga qarqet e vendit, ndërsa qindra banesa janë përmbytur.

Ndërsa autoritetet në njërën anë kanë nisur vlerësimin e dëmeve të shkaktuara si pasojë e përmbytjeve, në anën tjetër duket se dalja nga shtrati e lumenjve ka krijuar një vatër tjetër përmbytjesh.

Nga raportimet e fundit, mësohet se Semani ka dalë nga shtrati në fshatin Murriz, ndërsa uji ka vërshuar në drejtim të banesave. Gjithsesi raportohet për prezencë uji vetëm në oborret e disa banesave dhe jo depërtim të ujit brenda tyre.

Lumi Seman ka përmbytur me qindra hektarë tokë bujqësore brenda argjinaturave në Roskovec–Patos dhe Fier.

Po kështu lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati, duke rrezikuar përmbytjen e të paktën 20 banesave në fshatin Thanasaj.

Nga grupet e emergjencave po shqyrtohen opsionet për evakuimin e banorëve në banesat më të rrezikuara në këtë fshat.

5 MUAJ ME PARE

Nga përmbytjet te ngricat, cilat janë qarqet më të rrezikuara

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'
Reshje dëbore, probleme në qarkullimin e automjeteve

Pothuajse në të gjitha qarqet e vendit ka rrezik për përmbytje si pasojë e vërshimeve të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitjes së dherave. Alarmi jepet nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) në parashikimin që ka bërë lidhur me situatën e motit në Shqipëri.

Sipas IGJEO, qarqet që rrezikohen janë: Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve të rëna me intensitet të lartë, pritet një rritje e prurjeve dhe niveleve në të gjitë lumenjtë.

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'

Rrezik të shtuar për përmbytje lokale do të kenë lumenjtë Ishëm, Erzen, Mat, si dhe Vjosa.

Lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve dhe rrezik të shtimit të sipërfaqeve të përmbytura në zonën e Nënshkodrës.

Në vijim IGJEO parashikon që gjatë ditës së sotme reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat në Veri, Lindje dhe Jug Lindje në territorit. Si pasojë e reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta, ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 10 °C      

në vendet e ulëta: 8 / 9 °C     

në vendet malore:  -2 / 0 °C        

5 MUAJ ME PARE

Lumi Vjosa del sërish nga shtrati, banorët pranë Urës së Mifolit në alarm

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'
Ura e Mifolit

Prej disa ditësh Shqipëria është përballur me kushte atmosferike të paqëndrueshme çka kanë sjellë përmbytje masive në të gjithë vendin.

Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit. Niveli i ujit ka shkuar në 7.45 metra, duke sjellë përsëri përmbytjen e tregut të Mifolit.

Prurjet vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa në zonën e Memaliajt niveli i ujit ka arritur në 7 metra. Kjo situatë paralajmëron një rritje të mëtejshme të nivelit të Vjosës, që pritet të arrijë deri në 8.5 apo 9 metra në orët në vijim.

Autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa banorët në zonat pranë shtratit të lumit janë në gatishmëri për marrjen e masave parandaluese.

5 MUAJ ME PARE

Si parashikohet moti për ditën e dielë, kur pritet të ndalen reshjet?

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativit të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe prej orëve të mesditës mot kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes.

Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente në juglindje me intensitet të ulët.

Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësinë mbi 100 metër dhe juglindje mbi 200-300 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar, në pjesën tjetër të vendit reshje lokale bore me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut dhe dëborës ndërpriten në të gjithë territorin.

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'

Pas përmbytjeve, ngricat e bora 'pushtojnë'

Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era pritet të fitoi shpejtësi deri në 18 m/s.

Deti - Valëzimi forcës 4-6 ballë.

permbyt bora pushton shqiperine fshatrat e izoluara

Lini një Përgjigje