TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES 6 Janar 2026, 17:09

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati; alarm në 8 qarqe

Shkruar nga Pamfleti
5 MUAJ ME PARE

Reshjet/ Rrezikohet shembja e urës në Orgjost të Kukësit, zona pa energji elektrike

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati;
Rrezikohet shembja e urës në Orgjost të Kukësit

Vendi është përfshirë nga moti i keq. Përmbytje janë raportuar në shumë qytete.

Ndërkohë, vazhdon të mbetet e rënduar situata në territorin e Bashkisë Kukës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati;

Në fshatin Orgjost, ura që lidh mbi 1000 banorë të dy lagjeve te fshatit rrezikon të dëmtohet seriozisht për shkak të fryrjes së lumit nga prurjet e shumta të ujit.

Banorët tregojnë se prurjet e lumit kanë gërryer bazamentet e betonit në hyrje dhe dalje të urës, e cila është e tipit ushtarak. Gjithashtu kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga strukturat e emergjencave civile në nivel lokal dhe qendror.

Aktualisht, fshati Orgjost ka mbetur pa energji elektrike, e cila është ndërprerë rreth 30 minuta më parë.

5 MUAJ ME PARE

Rëndohet situata, del nga shtrati përroi i Glinës në Vaun e Dejës

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati;
Përroi i Glinës del nga shtrati

Vijon të shkaktojë dëme moti i keq në vend.

Përroi i Glinës ka dalë nga shtrati në territorin e Bashkisë Vau i Dejës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në qarkun e Shkodrës.

Përroi i Glinës ka vërshuar përmes qytetit, ndërsa janë shkaktuar përmbytje në unazën e qytetit dhe në rrugën kryesore.

 

5 MUAJ ME PARE

IGJEUM paralajmëron përkeqësim të situatës nga përmbytjet, ja 8 zonat më problematike

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati;
Përmbytjet në Durrës

Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar atmosferike, ku Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka paralajmëruar për reshje intensive dhe rrezik real për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa qarqe të vendit. Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, sot dhe nesër pritet intensifikim i reshjeve në veri dhe jug, duke rritur ndjeshëm prurjet në lumenjtë kryesorë dhe duke rrezikuar zonat urbane me përmbytje të lokalizuara.

Sipas IGJEUM, qarqet më të prekura do të jenë: Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër. Në këto zona parashikohet rrezik për vërshime të shpejta të lumenjve malorë dhe për rrëshqitje dherash, sidomos në zonat me terren të pjerrët dhe të pambrojtur. Reshjet e dendura, të shoqëruara me shtrëngata, do të prekin pjesën më të madhe të territorit deri në ditën e enjte. Në zona urbane, përmbytjet do të varen nga gjendja e kanalizimeve, që sipas eksperiencës së viteve të fundit mbetet problematike.

IGJEUM veçon veçanërisht zonën e Shkodrës dhe Lezhës, ku priten reshje intensive dhe rritje kritike të niveleve në Drin-Bunë dhe Liqenin e Shkodrës. Prurjet e larta janë të pritshme edhe në lumin Mat, Shkumbin dhe Vjosë. Në jug, sidomos në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, reshjet parashikohen të jenë "lokalisht shumë intensive", duke rritur rrezikun për përmbytje dhe izolim të zonave rurale.

Në zonat malore të Veriut, Lindjes dhe Juglindjes, mbi kuotën 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të shndërrohen në dëborë, duke shtuar vështirësitë në qarkullimin rrugor. Ndërkohë, era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në zonat bregdetare, duke shtuar rrezikun për dëmtime infrastrukture dhe valë të larta në det.

Temperaturat për ditën e nesërme pritet të variojnë:

Në bregdet: 9 / 16 °C

Në zonat e ulëta: 9 / 16 °C

Në zonat malore: 3 / 12 °C

Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencës janë vënë në gatishmëri, por deri tani nuk ka një plan të detajuar të bërë publik për evakuime apo masa parandaluese. IGJEUM apelon për kujdes të shtuar, sidomos në zonat pranë lumenjve dhe në rrugët e rrezikuara nga rrëshqitjet e dherave. Qytetarët këshillohen të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë orëve me intensitet maksimal reshjesh.

5 MUAJ ME PARE

Moti i keq/ Devijohen në Bari dy avionë të nisur drejt Rinasit, Balluku: Mund të ketë vonesa me fluturimet

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati;
Probleme me fluturimet në Rinas

Situata e motit të keq ka goditur edhe trafikun ajror në vend. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka konfirmuar zyrtarisht se gjatë 24 orëve të fundit, dy avionë në ardhje drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës janë detyruar të devijojnë drejt Barit në Itali, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike që bënë të pamundur uljen në Rinas.

Sipas deklaratës së Ballukut, edhe gjatë ditës së sotme janë regjistruar fenomene të lokalizuara pranë aeroportit, duke sjellë vështirësi për fluturimet hyrëse dhe dalëse. “Stafet e Albcontrol kanë akomoduar të gjitha kërkesat e pilotëve për të shmangur këto fenomene gjatë fazave të fluturimit. Siguria është prioritet absolut dhe po bëhen të gjitha përpjekjet për menaxhimin e situatës,” u shpreh ministrja.

Balluku paralajmëroi gjithashtu se për shkak të devijimeve dhe trafikut të ngarkuar ajror, priten vonesa në disa prej fluturimeve të sotme. Albcontrol po monitoron nga afër zhvillimet meteorologjike dhe është në kontakt të vazhdueshëm me linjat ajrore për të garantuar shërbim të sigurt dhe sa më pak shqetësime për pasagjerët.

 

5 MUAJ ME PARE

Shiu përmbyt Laçin, qytetari del me skaf në rrugët e qytetit

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati;
Qytetari del me skaf në rrugët e Laçit

Pas sërfit në rrugët e Durrësit, një tjetër qytetar ka dalë në qarkullim me motoskaf në Laç.

Edhe Laçi ashtu si shumë qytete të Shqipërisë është prekur nga përmbytjet masive si pasojë e motit të keq që ka sjellë reshje intensive shiu.

Disa shtëpi raportohen të përmbytura gjithashtu dhe toka bujqësore.

 

5 MUAJ ME PARE

Zona e ish-Kënetës në Durrës e gjitha nën ujë, banorët: Na kanë lënë në mëshirë të fatit

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati;
Një banor duke lëvizur me gomone në zonën e ish-Kënetës

Banorët e zonës së Kënetës në Durrës janë përballur sot me përmbytje të konsiderueshme si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, duke përshkruar një situatë të rëndë dhe problematike për jetesën e përditshme.

Duke folur për News24 dhe gazetarin Osman Stafa, banorët thanë se uji ka pushtuar banesat, oborret dhe rrugët, ndërsa lëvizja është bërë pothuajse e pamundur. Sipas tyre, niveli i ujit në disa shtëpi ka kaluar një metër.

Situata sot ka qenë shumë e vështirë. Ka pasur shumë shi dhe nevojiten zjarrfikëse me pompa për të larguar ujin nga oborret. Nuk kemi çuar fëmijët në kopsht,” u shpreh një banor.

Një tjetër banor tha se përmbytjet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit dhe se ndërhyrjet e deritanishme nuk kanë dhënë rezultat. “Nuk dimë çfarë të bëjmë, kërkojmë ndërhyrje nga shteti. Kanë ardhur përfaqësues të bashkisë, por gjendja mbetet e njëjtë. Jemi përpjekur ta ndalim ujin me thasë,” tha ai.

Një banor tjetër përshkroi dëmet e mëdha të shkaktuara nga përmbytjet. “Mbi një metër ujë ka nëpër shtëpi. Më është përmbytur banesa dhe rruga nuk kalohet as me makinë. Asnjë nuk ka ardhur të ndihmojë. Sot jam i detyruar të qëndroj jashtë shtëpisë sime. Janë përmbytur familje dhe biznese,” deklaroi ai.

Një prej banorëve ka arritur të lëvizë në lagjen e tij vetëm përmes një gomoneje të vogël, duke dëshmuar nga mesi i ujit gjendjen e rëndë në zonë. “Situata është katastrofë, nuk ka më keq. Është një rast i rrallë. Pa këtë gomone nuk dal dot, kemi fëmijë të vegjël dhe dëme të mëdha materiale në shtëpi,” u shpreh ai.

Banori tregoi se gomonen e kishte blerë për fëmijën e tij për përdorim në det, por nuk e kishte menduar kurrë se do t’i duhej ta përdorte brenda lagjes. “Ndryshe nuk dalim dot. Kemi frikë nga rryma elektrike, dritat kanë ikur e kanë ardhur disa herë. Askush nuk ka ardhur të interesohet për çfarë po ndodh. Nuk kemi dalë dot as për të parë gjendjen përreth”, tha ai.

Zona e Kënetës konsiderohet një nga zonat më problematike të Durrësit sa herë ka reshje intensive. Banorët u bëjnë thirrje autoriteteve lokale dhe qendrore për ndërhyrje të menjëhershme, pasi situata vijon të mbetet e vështirë.

5 MUAJ ME PARE

Përkeqësimi i situatës nga reshjet, mblidhet Shtabi i Emergjencave Civile në Shkodër

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati;
Mbledhja e Emergjencave Civile në Shkodër

Reshjet e dendura dhe prurjet e mëdha në kaskadën e Drinit kanë vënë në gatishmëri Emergjencat Civile në Shkodër.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka bërë të ditur në rrjetet sociale se është mbledhur Shtabi i Emergjencave Civile, për planin e masave dhe gatishmërinë nga situata e krijuar.

Në këtë takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, si dhe prefektja e Qarkut Shkodër, Holta Duda.

Gjatë diskutimeve u theksua zbatimi i një plani të detajuar monitorimi dhe koordinimi, me fokus parandalimin dhe reagimin e shpejtë ndaj çdo rreziku të mundshëm.

Autoritetet paralajmërojnë se orët në vijim mund të sjellin përkeqësim të situatës, ndaj u bëhet thirrje banorëve të rrisin vigjilencën dhe kujdesin, veçanërisht në zonat e ekspozuara ndaj përmbytjeve.

"Bashkia Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me KESH dhe institucionet e tjera përgjegjëse, ndodhet në gatishmëri të plotë. Për çdo emergjencë apo informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 069 606 0992.

Situata po monitorohet në mënyrë të pandërprerë dhe qytetarët do të informohen në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm", shkruan Beci.

 

5 MUAJ ME PARE

Situatë alarmante, del nga shtrati lumi Ishëm në Fushë-Krujë; përmbyten qindra hektarë tokë

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati;
Foto ilustruese

Lumi Ishëm del nga shtrati në Fushë-Krujë

Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në pikat e tij më të dobëta në fshatin Murqinë e mallkuç duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore e duke bllokuar dy lagje në fshatin Murqine.

Ndërkohë situata për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kulluese vijon që të jetë problematike në disa fshatra si Bubqi, Gramza, Derveni, Luzi, Malkuçi, Murqina, Bilaj, ku përpos qindra hektarëve tokë bujqësore që ndodhet nën ujë ka dhe rrugë e akse të përmbytura.

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati;
Foto nga përmbytjet

Situata nuk ka asnjë lloj përmirësimi pasi nuk ka asnjë ndërhyrje nga ana e strukturave të bashkisë, prefekturës apo emergjencave civile.

Ndërkohë reshjet kanë ndaluar por sipas parashikimeve pritet që të rifillojnë.

5 MUAJ ME PARE

Moti i keq, masivi shkëmbor bllokon aksin rrugor Lezhë–Rubik

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati;
Pamje nga vendi i ngjarjes

Reshjet e shiut kanë sjellë rrëshqitjen e një masivi shkëmbor, duke sjellë bllokim të aksit të vjetër rrugor Lezhë–Rubik.

Bllokimi i rrugës ka ndodhur prej orëve të paradites dhe ende nuk ka asnjë ndërhyrje në terren nga strukturat përgjegjëse, duke penalizuar lëvizjen e banorëve.

Prurjet e shumta nga reshjet e shiut bllokuan hyrjet e pallateve në Lezhë kryesisht në lagjen “Besëlidhja”.  Për shkak të prezencës së ujit në oborre, u anulua procesi mësimor në dy shkolla të Lezhës, “Kosova” dhe “Gjergj Fishta”.  Lumi Drin përmbyti edhe shëtitoren në lagjen “Skënderbeg”. Për shkak të shirave pati rritje të ndjeshme të prurjeve në lumenjtë Drin dhe Gjadër. 

Janë 880 hektarë tokë të përmbytura në gjithë territorin e Lezhës.

Në zonën e Kurbinit rreth 1500 ha tokë bujqësore janë nën ujë konkretisht pranë mbikalimit të Patokut në autostradë si dhe në njësinë administrative Mamurras. Rreth 100 banesa në Kurbin u rrethuan nga uji. Në fshatin Fushë-Mamurras është ndërprerë mësimi.

5 MUAJ ME PARE

Durrësi nën pushtetin e ujit, flet Prefekti Emiljan Jani: Situata drejt normalizimit, kemi evakuuar 60 persona

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati;
Prefekti i Durrësit Emiljan Jani

Prefekti i Durrësit Emiljan Jani ka shpjeguar situatën dhe masat që janë marrë për përmbytjet në këtë qark. Jani shtoi se qarku i Durrësit sot pati një situatë të rënduar të rreshjeve me intensitet të lartë që vijuan me orë të tëra. Ai theksoi se janë evakuuar 60 persona nga 18 familje. Sipas tij, situata po shkon drejt normalizimit.

Situata është drejt normalizimit. Durrësi sot u gdhi duke filluar nga mesnata dhe deri në mesin e ditës me një shi të rrëmbyeshëm, me intensitet mbi mesatar ku patëm përmbytje të rrugëve, të banesave, të shtëpive dhe të tokave. Pra, qarku i Durrësit sot pati një situatë të rënduar të rreshjeve me intensitet të lartë që u përfshi me orë të tëra

Deri në momentin që flasim nuk kam një njoftim për normalitet të rrugës të Durrës-Tiranë.  Por deklaroj që situata është drejt normalitetit dhe gjithë strukturat e Emergjencave Civile, duke përfshirë dhe Emergjencat Civile të Tiranës të cilat janë prezent nga mëngjesi i sotëm me mjete dhe me njerëz, jemi në terren për të normalizuar situatën. Krahas saj, ne kemi bërë edhe evakuimin e disa familjeve që e kishin të pamundur qëndrimin brenda në shtëpi. Kemi shfrytëzuar dhe kemi dërguar dy kavalishencat atë të Mbrojtjes dhe të ministrisë së Brendshme, rreth 60 persona nga 18 familje”, shpjegoi Emiljan Jani në një lidhje direkte për OraNews.

5 MUAJ ME PARE

Përmbytja e burgut të VIP-ave në Durrës, vihet në lëvizje Lamallari

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati;
Klevis Qose & Lamallari

Pas reshjeve intensive që shkatërruan infrastrukturën e qytetit, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës u përmbyt rëndë. Në të janë izoluar disa personazhe VIP, mes tyre edhe kryebashkiaku Erion Veliaj apo ish-ministri Ilir Beqaj.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, u paraqit në vendngjarje dhe deklaroi se ka monitoruar situatën që në orët e para të mëngjesit dhe se autoritetet ndërhynë për evakuimin e të shoqëruarve në katet më të larta të objektit. “Ne stakuam energjinë elektrike në katin e parë dhe evakuuam personat në katet e sipërme. Po përdorim pompa me kapacitet të lartë që mbërritën nga Ministria e Mbrojtjes për të larguar ujin”, tha Lamallari. Ai theksoi gjithashtu funksionimin e Komisionit të Emergjencave Civile në Durrës për koordinimin e ndërhyrjeve.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, tha se situata është nën kontroll dhe se po realizohen furnizimet logjistike për operacionet e pastrimit dhe sigurimit të ambientit.

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur të gjithë Durrësin paraditen e sotme, duke paralizuar komplet qytetin dhe trafikun.

5 MUAJ ME PARE

Moti i keq, rrëshqitje dherash dhe prezencë uji në Rrugën e Arbrit 

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati;
Probleme ne Rrugen e Arbrit

Reshjet e pandërprera të shiut kanë krijuar probleme edhe në Rrugën e Arbrit.

Në segmentin e Xibrit nga tuneli i Murrizit deri tek tuneli numër dy në fshatin Shkallë ka prezencë të ujit e në disa vende rrëshqitje dherash.

Ndonëse qarkullimi ka vijuar normalisht deri tani, fryrja e tokës si pasojë e reshjeve të pandërprera ka bërë që në shpatet e malit të plasin burime uji që krijojnë shembje të dherave.

Po ashtu, feyrja e zallit të fshatit Xibër - Murriz rrezikon argjinaturën mbrojtëse të rrugës në fshatin Shkallë si dhe rrëmbimin e urës së lagjes "Metaj".

Gjithashtu në tunelin numër 5 të rrugës së Arbrit që del mbi urën e Vashës mungon energjia elektrike në 90% të gjatësisë për shkak të dëmtimit të rrjetit ndriçues.

5 MUAJ ME PARE

Reshjet e shiut në vend, Gjoni: Kur do të përmirësohet moti dhe çfarë ndodh me temperaturat

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati;
Anira Gjoni nga IGJEUM

Vendi ynë është përfshirë këtë të martë nga reshje të dendura shiu, duke shkaktuar përmbytje të rrugëve në pjesën më të madhe të vendit.

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se përmirësimi i kësaj situate do bëhet duke filluar nga dita e enjte.

“Reshjet do të vijojnë pasditen e sotme dhe ditën e nesërme në të gjithë vendin. Në qarqet, Shkodër Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër do të kemi reshje intensive. Në qarqet e tjera do reshjet e tjera do të jenë mesatare ose lokalisht intensive. Intensiteti i shtuar i reshjeve do të vijojë të sjellë edhe rritjen e prurjeve në lumenjtë Drin, Bunë, Mat, Vjosë, Shkumbin dhe liqenin e Shkodrës. Më kritike situata mbetet në Shkodër dhe Lezhë.

Do të jetë e enjtja që do të sjellë ndërprerjen e reshjeve dhe përmirësimin gradual të situatës- pra tërheqjen e ujit. Problemet do të vijojnë në qarqet Gjirokastër, Lezhë, Kukës- ku ndër të tjera përfshihet edhe rrëshqitja e dherave në zonat malore të këtyre qarqeve", tha Gjoni.

Megjithatë edhe pse nuk do të kemi reshje, vendi do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta, çka do të sjellë edhe uljen e temperaturave.

"Të enjten dhe të premten vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta. Do të kemi rënie të temperatrurave, por jo aq sa të ulëta sa ishin në javën e parë të janarit", tha Gjoni.

Temperaturat minimale dhe maksimale të enjten parashikohen:

Në zonat bregdetare 8/9 gradë celcius;

Në zonat e ulëta 7/8 gradë celcius;

Në zonat malore -3/0 gradë celcius.

5 MUAJ ME PARE

Rrëshqitje dherash dhe gurësh në Tropojë, bllokohen disa akse rrugore

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati;
Rrëshqitje dherash dhe gurësh në Tropojë,

Reshjet e fundit, në territorin e Bashkisë Tropojë kanë shkaktuar disa problematika në infrastrukturën rrugore.

Në Njësinë Administrative Bujan, Bashkia Tropojë, në fshatin Gegësyen, ka ndodhur rrëshqitje dherash, duke sjellë bllokim të rrugëve.

Mjetet e bashkisë dhe punonjësit e Njësisë Administrative janë në terren dhe po kryejnë ndërhyrje të menjëhershme për normalizimin e situatës.

Në Njësinë Administrative Margegaj, Bashkia Tropojë, ka disa rrëshqitje gurësh në rrugën Dragobi–Valbonë. Firma kontraktore është angazhuar për pastrimin dhe largimin e materialeve nga trupi i rrugës.

Gjithashtu, në aksin Dushaj – Sheshi i Trageteve – Lekbibaj, në kilometrin 4, ka ndodhur një rrëshqitje që ka bllokuar përkohësisht qarkullimin. Po punohet për largimin e materialeve dhe hapjen e pjesës kaluese të rrugës.

 

 

5 MUAJ ME PARE

Moti i keq, përmbytet burgu i Durrësit

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati;
Moti i keq, përmbytet burgu i Durrësit

Përmbytjet në Durrës kanë përfshirë edhe katin e parë të paraburgimit në qytetin bregdetar.

Të gjithë të paraburgosurit që kanë pasur qelitë në katin e parë janë zhvendosur në të dytin.

Ndërkohë rruga është bllokuar me shirit nga policia pasi është e pamundur të futesh në zonën e ish-Kënetës për shkak të sasisë së ujit.

Atje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të larguar ujin pas rritjes së nivelit të tij si pasojë e motit të keq.

Për të ndjekur situatën nga afër, në vendngjarje ka mbërritur Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, së bashku me përfaqësues të lartë nga Ministria e Drejtësisë.

Pritet që në orët në vijim të ketë një reagim zyrtar nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të sqaruar gjendjen e të dënuarve dhe masat e marra për sigurinë e institucionit.

5 MUAJ ME PARE

Reshjet e shiut, masivi shtufor bie në rrugë; bllokohet aksi Tepelenë-Gjirokastër

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati;

Moti i keq ka shkaktuar problematika në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër në vendin e quajtur "Shkalla e Zezë".

Një masiv shtufor ka rënë në rrugë duke shkaktuar bllokimin e aksit në fjalë. Kjo ka shkaktuar radhë të gjata pritjeje tek automjetet në të dy anët e rrugës.

Në vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore dhe punonjësit e firmës kontraktore për të hequr baltën shtufore.

 

5 MUAJ ME PARE

Përmbytje edhe në Vorë, ndërhyjnë automjetet zjarrfikëse për të thithur ujin

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati;
Përmbytje në Vorë

Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në Vorë, ndërsa më herët ishte njoftuar për prezencë të lartë uji në autostradën Tiranë-Durrës.

Nga raportimet mësohet se në Vorë ka një prezencë të lartë të ujit në bllokun e pallateve dykatëshe në rrugën “Unaza”.

Gjithashtu në disa biznese ka pasur një depërtim të ujit, ndërsa një automjet zjarrfikës vijon tërheqjen e ujit.

5 MUAJ ME PARE

Dallgët deri në 7 ballë, anulohen udhëtimet drejt Italisë nga bregdeti i Vlorës

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati;

Shqipëria është pushtuar ditën e sotme nga moti i keq, ku situata në shumë qytete dhe fshatra paraqitet shumë problematike.

Për shkak të situatës së krijuar dhe përkeqësimit të kushteve atmosferike, vijon pezullimi i lundrimit detar për të gjitha anijet e vogla dhe peshkarexhat.

Janë anuluar gjithashtu edhe lundrimet drejt Italisë, për shkak të erërave të forta dhe detit me dallgë deri në 7 ballë.

Ndërkohë, Kapiteneria e Portit të Vlorës ka njoftuar mjetet e vogla lundruese, përfshirë tonazhin e lehtë si dhe mjetet e peshkimit, që të qëndrojnë të ankoruara dhe te presin një njoftim të dytë, pasi, sipas parashikimeve, moti është përkeqësuar dhe ekziston rreziku i mbytjes se tyre.

Trageti parashikohet të niset në mbrëmje nga Brindisi drejt Vlorës, dhe kjo varet nga ndryshimi i erës dhe dallgëve.

5 MUAJ ME PARE

Moti i keq pushton Shqipërinë, Aeroporti i Tiranës paralajmëron udhëtarët: Mund të ketë vonesa

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati;
Foto Ilustruese

Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë, duke krijuar bllokime rrugësh, trafik, përmbytje, ndërprerje të energjisë elektrike si dhe anulim të mësimit në disa shkolla. 

Kushtet e përkeqësuara atmosferike kanë ndikuar edhe tek fluturimet. Në një njoftim për pasagjerët, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, njofton se për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, disa fluturime mund të kenë vonesa.

“Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, disa fluturime mund të ndikohen në aspektin e orarit.

Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vazhdojnë normalisht, me ekipet që punojnë në koordinim të ngushtë për të siguruar shërbime të qeta dhe pa probleme në aeroport.

 Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre dhe të qëndrojnë në kontakt me linjën ajrore për përditësime”, thuhet në njoftim.

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati;

5 MUAJ ME PARE

Von überfluteten Straßen und Häusern bis hin zu Schulschließungen: Unwetter setzen Bauwerken zu.

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati;
Gefunden und durch schlechtes Wetter verschlimmert

Lezha und Shkodra haben in den letzten Tagen die stärksten Regenfälle erlebt, Durrës ist überflutet. Machen Sie sich keine Sorgen, wenn Sie nichts vom Ausverkauf wissen, machen Sie sich keine Sorgen wegen des Problems, machen Sie sich keine Sorgen wegen des Lärms...

Das Unwetter traf nicht nur verschiedene Bauwerke in den Gemeinden von Sale, sondern auch die Regierung unvorbereitet.

Obwohl bereits seit mehreren Tagen davor gewarnt wurde, dass der Verkauf durch schlechtes Wetter beeinträchtigt werden würde, mit heftigen Regenfällen in einigen der Verkaufsstädte, scheint diese Warnung auf taube Ohren gestoßen zu sein.

Der Ausschuss für zivile Notfälle wurde jedoch von den Verteidigungsministern zu einer Sitzung einberufen, möglicherweise um die Veränderungen zu bewerten, die in den kommenden Stunden eintreten werden.

Wenn Sie Shkodra nicht verlassen, müssen Sie die Türbreite anpassen, die Breite der Rückseite anpassen, 105 mm, um es sofort zu lesen. verwandelten sich in Bäche, während auch Häuser überflutet wurden. Aufgrund des schlechten Wetters wurde in Durrës beschlossen, den Unterricht auszusetzen, während die Küstenstadt heute mit dem ehemaligen Shkodra verglichen wird, das sich in ein Venedig verwandelte, wie oft. Wenn Sie sich fragen, ob Sie etwas über die Wasserkraftwerke am Drin wissen möchten.

Vergiss nicht: Wenn du nichts mit deiner Familie zu tun hast, wenn du dir keine Sorgen darüber machen musst, wirst du wissen wollen, wovon er spricht.

Unterdessen traten bei der Schaffung der Mittel in einigen Fällen Probleme auf. Infolge der Regenfälle kam es stellenweise zu Erdrutschen von inertem Material und Gestein, während in anderen Fällen aufgrund des vorhandenen Wassers Probleme auftraten.

Tagsüber kündigte die Staatspolizei die Umleitung des Fahrzeugverkehrs auf der Straße Tirana-Durres aufgrund des hohen Wasserstands auf diesem Straßenabschnitt an.

In der Region Gjirokastër herrschen starke Regenfälle und heftige Winde.

Auf der Achse Tepelena-Gjirokastra gibt es Probleme aufgrund des Herabfallens von inerten Materialien und der Bedeckung mit nur einem Arbeitsgang.

In der Region Vlora regnet es leicht und es weht ein leichter Wind. In der Gemeinde Finiq und einigen Randgebieten von Vlora kam es vorübergehend zu Stromausfällen. Die Trinkwasserversorgung ist normal.

In der Region Kukës kommt es im gesamten Gebiet zu starken Regenfällen.

Die Nationalstraßen sind befahrbar.

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati;

Durrës

Durrës ist die am stärksten von den jüngsten Regenfällen betroffene Region, obwohl es laut den neuesten offiziellen Informationen die Region mit den höchsten Niederschlagsmengen ist. Die Stadt Durrës und die umliegenden Gebiete befinden sich in einer besonders besorgniserregenden Lage. Ich hoffe, Sie wissen nicht, was Sie tun können, wenn Sie wissen möchten, was Sie über die Veranstaltung oder das Geschäft wissen müssen.

Unë jam i sigurt se do të zbuloni se çfarë po kërkoni, kështu që do të gjeni një raport për 10 anëtarët e familjes tuaj për të shpëtuar nga ku do ta gjeni. Kryesisht familjet evakuuara i përkasin zonës së Nish Tullës dhe asaj të Kavaleshencës. Është përmbytur edhe burgu i Durrësit. 

Prefektura e Qarkut të Durrësit këtë situatë nuk bën të gjithë të qarkut të shmangin lëvizjet e panevojshme, të kujdesit maksimal gjatë lëvizjes dhe I want you to know about the civil emergjente system and the construction of civil emergjente, andaj you should know to not care about the tires of your community.

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati;

Lezhë

Moti i keq ka probleme edhe në Qarkun e Lezhës, ku sipas raportimeve, mësimi është pezulluar në dy shkolla.

Sipas shifrave zyrtare, si pasoja e reshjeve të pasura, në 20% të territorit të Bashkisë së Lezhës, ka prezencë uji.

Ndërkohë që nuk dihet se sa hektarë tokë janë nën ujë, Lezha është qarku që sipas të dhënave zyrtare, ka mbi sasinë e madhe të reshjeve.

Sipas Kryebashkiakut, Pjerin Ndreu, ka fryrje të lumenjve për shkak të prurjeve dhe prezencës së ujit në disa për të kapur, por jo në banesa.

Do të doja t'ju informoja se nëse jeni duke kërkuar për një hidrocentral të vendosur në një territor privat pranë jush.

Vijon situata e rënduar nga moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati;

Shkodër

Qarku i Shkodrës është gjithashtu i prekur nga moti i keq, ndërsa 15 familje janë evakuuar nga Malësia e Madhe, për shkak të përmbytjes.

Never mind Your Prefekturës Shkodër, lidhur me gjendjen nga moti i keq behet me dije se hidrovoret energji elektrike pa ndërprerje me energji.

Prej ditës së djeshme, si pasoja e ritjeve të prurjeve në kaskadën e Drinit, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës, me një sasi aktuale prej 700 m³/sekondë.

Komisioni i Emergjencave Civile i Qarkut është në koordinim të mundshëm me KESH për monitorimin e gjendjes dhe, deri më tani, nuk është evidentuar asnjë problematikë.

Prurjet nga përrenj në lumenj janë shtuar në sasi të madhe, por deri tani nuk janë konstatuar probleme në kanalin e kullimit, argjinaturën. Uji Niveli nga Ura Vjetër e Bunës është poshtë kuotës së rrezikut.

Lumenjtë Drin, Kir dhe Gjadër kanë plotësuar prurje.Lumi Gjadër ka dalë nga shtrati, duke u rritur të nivelit të ujit në lagjen “Kapedani”.

Fshati Flakë vijon të jetë i bllokuar si pasojë e prurjeve të Përroit, ndërsa raportohen problemet me energjinë elektrike në disa zona të bashkisë Malësi të Madhe, konkretisht në Kelmendin e Shkrelit.

Apeli i Policisë

Policia e Shtetit me një njoftim zyrtar lidhur me gjendjen e jashtme nga reshjet e shiut në vend ndërsa ka bërë apel për kujdes në rrugë. Reshjet dhe shiut kanë bllokuar në disa veprime, ndërsa politika ka njoftuar disa rrugë për të devijuar lëvizjen për të parandaluar trafikun.

Policia thekson se automjetet që nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë.

Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën Tiranë-Elbasan-Rrogozhinë.

„Wir bitten um erhöhte Vorsicht im Straßenverkehr. Aufgrund starker Regenfälle kommt es in einigen Gebieten zu Verkehrsbehinderungen.“

In der Nähe von Tirana und Durrës gibt es keine Fernbahnstrecken, in der Nähe der Tankstelle am Ortseingang von Durrës gibt es keinen Rastplatz, und auf beiden Seiten der Strecke ist viel Wasser vorhanden, was ein normales Anhalten der Fahrzeuge verhindert.

Damit Sie wissen, was zu tun ist, gibt die Verkehrspolizei bekannt, dass der Verkehr wie folgt umgeleitet wird: Fahrzeuge, die aus südlicher Richtung nach Tirana einfahren, werden über Rruga e Plepave nach Ndro und über die Straße „Rrogozhinë-Elbasan-Tirana“ umgeleitet.

Die Überquerung nach Durrës erfolgt von der Universitätsstraße in Richtung Spitalla auf der Straße „Tirana-Elbasan-Rrogozhinë“. Die Polizei appelliert an alle Autofahrer, unnötige Fahrten zu vermeiden, besonders vorsichtig zu fahren, den Anweisungen der Polizeibeamten Folge zu leisten und die Verkehrszeichen zu beachten.

„Die Verkehrspolizei und die Streifenwagen ergreifen Maßnahmen zum Schutz ihrer Fahrzeuge und Fahrer“, teilte die Polizei mit. /broschüre/

moti i keq

1 Komente

  1. Ç'bën Avokati i popullit?

    Mirë që futen në punë të paaftët dhe militantët, se kjo është një praktikë 35 vjeçare, (majtas-djathtas); po avokati i popullit Endri Shabani ça bën? S'u duk gjëkundi. Apo aq ishte teatri, sa mori postin? Avokati i popullit mund të nisë edhe me nismën e tij hetime administrative, edhe pa një ankesë të drejtpërdrejtë, dhe të shqyrtojë veprimet ose mosveprimet e organeve publike në përgjigje të përmbytjes, përfshirë edhe kërkimin e shpjegimeve dhe dokumenteve nga autoritetet përkatëse.

    Lini një Përgjigje