TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Qershor 2026, 19:16

A ju hoq “non grata” Berishës? DASH reagon për “Pamfletin”: Përjashtim, jo anulim!

Shkruar nga Pamfleti
A ju hoq “non grata” Berishës? DASH reagon për
Familja Berisha "Non Grata"

Pas deklaratave të Sali Berishës se SHBA i ka hequr statusin “non grata”, Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi për Pamfletin duke sqaruar se ka lëshuar përjashtime (waiver) për disa përcaktime të vendosura sipas nenit 7031(c), për arsye që lidhen me interesin kombëtar amerikan. Megjithatë, në përgjigjen zyrtare nuk përmendet anulimi i vendimit të vitit 2021 ndaj Berishës...

Pas deklaratave të Sali Berishës dhe mediave pranë tij se Shtetet e Bashkuara i kanë hequr statusin “non grata”, Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar për "Pamfletin".

Në deklaratën e dërguar për redaksinë tonë, DASH nuk flet për anulim të vendimit të vitit 2021 dhe as për heqje të shpalljes “non grata”. Në vend të kësaj, përdoret termi “waiver”, një përjashtim i posaçëm që mund të jepet për arsye që lidhen me interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime (waivers) për disa prej përcaktimeve sipas nenit 7031(c) të vendosura nga administrata e mëparshme, pasi dhënia e këtyre përjashtimeve i shërben një interesi të rëndësishëm kombëtar”, tha një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit për Pamfletin.

Kjo është e gjithë përgjigjja e DASH. Ajo që bie në sy është se në asnjë rresht nuk thuhet se është shfuqizuar vendimi me të cilin Sali Berisha u shpall i papërshtatshëm për hyrje në SHBA. Nuk përdoren termat “revokim”, “anulim”, “heqje” apo “shfuqizim” i përcaktimit. Por përdoret termi "waivers". 

Një "waiver" nuk do të thotë domosdoshmërisht se vendimi fillestar është anuluar. Ai do të thotë se, për arsye të caktuara (shpesh të lidhura me interesin kombëtar të SHBA-së), personi ose subjekti përfiton një përjashtim nga pasojat e atij vendimi: kufizimi i udhëtimit nuk zbatohet në një rast të caktuar, personi lejohet të hyjë në SHBA për arsye specifike, etj. Si për shembull një zyrtar i sanksionuar duhet të marrë pjesë në OKB, duhet të takohet me administratën amerikane, një figurë politike nevojitet për negociata. Atëherë jepet waiver.

Elementi tjetër është se më 19 maj 2021, Sekretari i atëhershëm i Shtetit, Antony Blinken, shpalli publikisht Sali Berishën dhe familjen e tij si persona të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes së pretenduar në korrupsion të konsiderueshëm.

Vendimi nuk preku vetëm ish-kryeministrin. Bashkë me të u shpallën të papërshtatshëm për hyrje në SHBA edhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha, vajza Argita Malltezi dhe djali Shkëlzen Berisha.

Nëse do të flitej për një heqje të plotë të përcaktimit të vitit 2021, logjikisht do të duhej të kishte një sqarim edhe për statusin e familjarëve të përfshirë në të njëjtin vendim. Por përgjigjja e DASH nuk jep asnjë detaj në këtë drejtim.

Nuk sqaron nëse përjashtimi vlen vetëm për Sali Berishën, nëse përfshin familjarët e tij apo nëse bëhet fjalë për raste të tjera të sanksionuara sipas nenit 7031(c).

Ajo që konfirmohet zyrtarisht është se administrata amerikane ka lëshuar përjashtime për disa përcaktime të bëra nga administrata e mëparshme, duke argumentuar se një veprim i tillë i shërben interesit kombëtar të Shteteve të Bashkuara. Përtej kësaj, shumë pyetje mbeten ende pa përgjigje. /Pamfleti

 

non grata berisha

6 Komente

  1. H
    Hasan ilia

    O gazetare , komunikimi eshte bere nga e Natalia me Pune e USA ne Tirane , dhe ajo eshte ketu per Te zbatuar urdherat dhe directive e dash , keshtu funding Amerika , me qe jemi ne Shqiperi , ti mire Ben qe Ben komente , si procedure Shqiptare je ne rregull

    1. A
      Ali Hoxha Hixhe Alia

      PORDHA-PORDHA….hahahaha… Po mori vize(mund t’a kete qe perpara),po kaloi kontrollin ne aeroport me pasaporte te rregullt shqiptare,MOS HYRJA ne SHBA bjen poshte perfundimisht. Ah po,ndoshta i ndalohet me ble ndonje gje ne aeroprt,duty free,ose ndonje hamburger hahaha….

      1. S
        Sefer Daja

        Nuk ka Kala qe nuk marrin Komunistet!

        1. A
          America

          Zoti na ruajt nga Amerika????

        2. T
          Tironci

          DASH ka hequr vetem kufizimin per udhetim ne Amerike, nuk i ka hequr non graten. Shiko si me poshte: The U.S. State Department has officially lifted the "persona non grata" travel restriction for former Albanian Prime Minister Sali Berisha. This travel ban, originally imposed in 2021 over allegations of significant public corruption, was removed, prompting the opposition leader to welcome the decision.

          1. E
            Emer

            O tironci komunistat nuk o Pranojne gje.

            Lini një Përgjigje