TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Qershor 2026, 21:55

Kupa e Botës/ Meksika e mbyll në avantazh pjesën e parë, vendasit dominojnë Afrikën e Jugut (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Kupa e Botës/ Meksika e mbyll në avantazh pjesën e parë,
Meksikë-Afrika e Jugut

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes hapëse të edicionit të 23-të Kupës së Botës. Meksika ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Afrikën e Jugut.

Heroi i 45 minutave të para të këtij takimi ishte Kuinones. Sulmuesi shfrytëzoi gabimin fatal në mbrojtjen mike dhe u dha avantazhin vendasve.


Meksika dominoi totalisht pjesën e parë në “Estadio Azteca”. Rasti i parë i rrezikshëm erdhi që në minutën e 5-të me Raul Himenez, por goditja e tij u ndal nga portieri i Afrikës së Jugut, Ronuen Uilliams, i cili bëri një pritje fantastike.

 

meksika afrika e jugut kupa e botës

Lini një Përgjigje