Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat ku ka shprehur mbështetjen e tij për protestën që po zhvillohet në Tiranë, duke u bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve të bashkohen me të.
Berisha e cilësoi protestën si një lëvizje qytetare kundër qeverisë dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për përpjekje për të minimizuar rëndësinë e saj.
“Jam këtu për të shprehur edhe një herë mbështetjen më të fuqishme të Partisë Demokratike për protestën madhështore të rinisë dhe qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Protestë e cila është shndërruar në një uragan të fuqishëm kundër diktaturës autoritare, regjimit të Edi Ramës, të bazuar në farsën zgjedhore, krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Tirana nuk ka njohur në historinë e vet një protestë kaq të fuqishme dhe masive sa kjo.
Ndaj thirrja ime, për çdo demokrat dhe demokrate, mbështetës dhe mbështetëse të PD, të bashkohen në protestën e rinisë dhe qytetarëve të Tiranës. Protestë kjo që tejkalon fuqitë e forcave politike, por që kërkon me vendosmëri fundin e regjimit autokratik të Edi Ramës. Anulimin e një serie ligjesh, për të cilat deputetët e PD-së në Parlament kanë votuar kundër në komisione dhe seanca plenare. I kanë kundërshtuar këto ligje antikushtetuese, që bien në kundërshtim me direktivat e KE-së. Pra, çdo demokrat dhe demokrate, por çdo qytetar dhe qytetare e Shqipërisë ka motivet më të rëndësishme për të mbështetur këtë protestë, e cila ka marrë krahas përmasave të uraganit në rrugë dhe sheshet e Tiranës, përmasa të papara botërore. Është bërë lajm dhe superlajm i të gjitha agjencive më të mëdha të botës.”, tha Berisha.
Kryedemokrati kritikoi gjithashtu organizimin e aktiviteteve nga Partia Socialiste në të njëjtën kohë me protestën, duke i cilësuar ato si përpjekje për të sfumuar mobilizimin qytetar.
“Por unë jam sot këtu për të denoncuar me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm, cinik e armiqësor të Edi Ramës dhe rrethit të tij ndaj protestës, kërkesave të protestuesve dhe paralajmëroj që me këtë qëndrim, ai kërkon ta zhysë vendin në kaos. Është e pafalshme, e papranueshme, përpjekja e tij për të sfumuar uraganin e fuqishëm me anti-mitingje anakronike, gjoja po feston 85-vjetorin e partisë së krimit. Është cinike. Është poshtëruese dhe fyese për çdo shqiptar t’i kundërvihesh protestës qytetare me takimin e zgërbonjave të krimit të PS, takime që ngjasojnë nga Alfa te Omega me takimet e mafies. Edi Rama duhet të heqë urgjentisht dorë nga anti-mitingjet. Të mos sfidojë uraganin e fuqishëm paqësor të rinisë studentore me anti-mitingje mafioze.”, u shpreh ai.
Në fund të deklaratës së tij, Berisha i bëri thirrje opinionit ndërkombëtar të mbështesë protestën dhe dënoi, sipas tij, provokimet ndaj pjesëmarrësve.
“Edhe një herë, dënoj me forcën më të madhe, i bëj thirrje opinionit publik ndërkombëtar, atij politik të mbështesin këtë protestë, e cila ka përcaktuar si mision shpëtimin e Shqipërisë nga narko-regjimi i Edi Ramës.
Dënoj gjithashtu provokacionet e ulëta të Edi Ramës ndaj protestuesve. Epitetet, fiksimet, halucinacionet e tij”, u shpreh Berisha.
Qeni endacak, Slih Bqerisha! Merr bastarde vorioleshte dhe Algred Bejler bastardin vrasjes, merr dhe Flamuri Nokas dhe shporrur nga publiku shqiptar. Qeni plak, dhenderr shkjau. Ti me Ramutin je, te dy jeni kunder shqiptarve. Qyyp, qeni plak.