TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Korrik 2026, 11:20

Dalin pamjet, Garda nxjerr me forcë Agron Shehajn nga ambientet e Kuvendit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Dalin pamjet, Garda nxjerr me forcë Agron Shehajn nga ambientet e Kuvendit
Agron Shehaj

Janë publikuar pamjet nga momenti kur kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj nuk u lejua të futej në ambientet e Kuvendit. Ai u ndalua nga punonjësit e Gardës pasi sipas tyre është ende i përjashtuar nga punimet e Kuvendit.

Siç shihet edhe nga pamjet pas debatit, Garda nuk e ka lejuar të futet në ambientet e Kuventi dhe më pas është nxjerrë jashtë.

Shehaj ka insistuar se ai e ka shlyer afatin e përjashtimit. Sipas tij afati i përjashtimit ka përfunduar më 22 korrik.

 “Si i ndaloni deputetët të hyjnë. Hiqi duart do të mbani përgjegjësi. Më tregoni mua urdhrin, vendimin. Mos më shty” tha ai.



 

agron shehaj garda njxerr me forcë agron shehajn kuvend

Lini një Përgjigje