Protestuesit i përgjigjen Ramës: Këto nuk janë kërkesat e një njeriu, por të të gjithëve...
Në ditën e 24-t të protestës qytetare, pjesëmarrësit ritheksuan se kërkesat e lexuara një ditë më parë nuk i përkasin një individi, por përfaqësojnë qëndrimin e të gjithë protestuesve
Protesta qytetare para Kryeministrisë ka hyrë sot në ditën e saj të 24-t, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë zgjedhur të ritheksojnë publikisht kërkesat e tyre, pas debatit të krijuar gjatë ditëve të fundit rreth Dritan Goxhajt, i cili lexoi deklaratën e protestës.
Në nisje të tubimit, protestuesit deklaruan se kërkesat e shpallura nuk janë qëndrime personale të një individi, por përfaqësojnë vullnetin e të gjithë atyre që prej më shumë se tre javësh po protestojnë në qendër të Tiranës.
Madje, gjatë fjalës së mbajtur para turmës, u theksua se sulmet ndaj personave që kanë lexuar deklaratën nuk ndryshojnë përmbajtjen e saj dhe nuk zbehin arsyet pse qytetarët vijojnë të dalin çdo ditë në shesh.
“Për të gjithë njerëzit, ndërkohë dhe kryeministrin, që u mor personalisht me disa prej nesh, po e bëjmë të udhës që ta lexojmë çdo ditë dhe t’ia kujtojmë atij pse jemi për të 24-tën ditë në shesh”, u deklarua para protestuesve.
Më pas u lexuan sërish kërkesat kryesore të protestës, të cilat nisën me kërkesën për largimin e qeverisë aktuale.
Teksti i plotë i deklaratës së lexuar në protestë
Për të gjithë njerëzit, ndërkohë dhe kryeministrin, që u mor personalisht me disa prej nesh, po e bëjmë të udhës që ta lexojmë çdo ditë dhe t'ia kujtojmë atij pse jemi për të 24-tën ditë në shesh.
Kjo deklaratë publike sqaron edhe një herë protestuesit, gjithë bashkëkombasit tanë, qoftë ata që janë këtu fizikisht, e ata që janë larg nesh. Por ne e dimë se ata na mbështesin me zemër dhe mendje. Se kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë:
Një. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe gjithë qeverisë!
Dy. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jo partiake, për jo më pak se 12 muaj!
Sigurisht që kërkojmë edhe ndryshime kushtetuese, si dhe miratimin e tyre me referendum.
Këto ndryshime kushtetuese përfshijnë:
-Ndryshimin e kodit zgjedhor që ka marrë peng vendin prej vitit 2008!
-Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike, sepse përmes këtij ligji paratë e krimit dhe drogës financojnë partitë politike dhe na mbajnë peng neve!
-Kufizimin e ushtrimit të detyrës për kryeministrin; asnjë kryeministër nuk mund të mbajë më shumë se dy mandate në pushtet!
Sigurisht, paralelisht me këto, nuk harrojmë kërkesat që janë këtu prej fillimit. Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë:
-Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura!
-Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore!
-Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si paketa e anti-shpifjes!
-Dhe shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor të investitorit strategjik që na ka marrë të gjitha tokat!
Një komunist, kur flet gënjen, kur hesht fsheh diçka, kur ka pushtet vjedh dhe kur bie nga pushteti shkatërron gjithçka. Kjo është historia e tyre.. "Gruaja e hekurt Margaret Theçer". Me vjen keq por me kete mentalitet jane keto Goxhaj, babe e bir. Dilaveri si ushtarak tregon nje bisede me nje general te natos ne vitin 93, ku e genjen, nuk e di nga pa dija apo siç e kane zakon komunistet. I thote se te gjithe Shqiptaret e lindur ne vitin 1940 jane te shkolluar me shkolle te mesme te detyrueshme, nderkohe qe e detyrueshme ka qene deri ne klasen 8 vjecare. Generali I thote po ju qenkeni me te shkolluar se gjermanet. Ky ishte Enver Hoxha i thote ky generalities te Natos.Biles I thote edhe per ekonomine qe ishim shum lart. Me kete mendesi komuniste dhe radikale fetare qe ka ky Dritan Goxhaj, neve do mbetemi fukarenj e injorante si ne kohen e Enverit ku populli nuk ngopej me bazen, buken. Fqinjet nuk I kemi zgjedhur, kemi bashkejetuar per shekuj me radhe,. Ky nuk do fwinjesi te mire,por konflikt, gje qe nuk kemi patur e nuk kemi kellçe.. perandoria otomane eshte rrezuar nje here e mire dhe keto perandori qe udheheqin sot do vahzhdojne te dominojne gjate , sa edhe vete jeta. Kete mendim kam.Prandaj nese kanecshprese se do ringjallet them se e kane gabim
1) Kush ishte zonja e hekurt shko pyet popullin Englez. 2) Na dil zotlote o zotli me nje ploglam ose platforme e na e bej Skipeline Shqiperi. Ne mos do te te tredhe populli qe nga trute deri te koqet. Ku di ti more kerme se cfare eshte komunizmi e fashizmi. Shko ore bej ndonje llac e pastro kazanet e plehrave, per bese edhe aq nuk di te besh.
Ky surrat me duket se eshte i shitur te ruset. Shihni me vemendje bisedat e tij se si i levdon ruset e shpreh me kenaqesi disfatizmin qe Ukraine te dorezohet. Pa lere kur mbahet strateg si gjenerali Amerikan Patton e gjenerali Zhukov. Cfare kerme! Jam duke vezhguar jashte Atdheut te tera ngjarjet, TVte, Pod Kaste, tere mediat e me duken te gjithe alabake te ndyre e te shitur ose punojne per tu pasuaruar ne kurriz te vuajtjeve te popullit. Kete palaco bisht kali hiqeni nga skena, se tani surreter si ky, Syci, ish tallagjere bulevrdi e shume studio TV jane kapur befas e po diskreditojne vehten si te shpelare me shurre e mut. Ajo toke e bekuar vertet ka ca te mallkuar por diamantet dalin gjithnje nga thellesite e tokes e jo nga mullaret e barit.