Protesta e 24-të masive kundër qeverisë ka tërhequr këtë të martë pjesëmarrës nga shtresa dhe profile të ndryshme të shoqërisë, ndërsa mes protestuesve është vënë re edhe ish-zëvendësambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Wilton.
Prania e tij në tubimin që po zhvillohet në kryeqytet është konsideruar nga organizatorët si një tjetër sinjal i zgjerimit të mbështetjes ndaj lëvizjes qytetare që prej javësh po kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Protesta, e cila ka hyrë në ditën e saj të 24-t, konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas më shumë se tre javësh demonstrata të pandërprera.
Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, lëvizja ka tejkaluar tashmë kërkesat fillestare dhe është shndërruar në një protestë më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe emigrimit të vazhdueshëm të të rinjve.
Në protestë janë bashkuar gjithashtu qytetarë të ardhur nga diaspora, duke reflektuar, sipas organizatorëve, një pakënaqësi që shkon përtej kufijve të Shqipërisë dhe prek shqiptarët kudo që jetojnë.
Lini një Përgjigje