Eurodeputetja franceze Manon Aubry ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri, duke kritikuar presidentin francez Emmanuel Macron për pritjen që i rezervoi kryeministrit Edi Rama dhe duke shprehur mbështetje për protestat që po zhvillohen në vend.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Aubry shprehu kundërshtimin e saj ndaj asaj që e konsideron mbështetje të pakushtëzuar për qeverinë shqiptare. Ajo pretendon se politika e ndjekur nga qeveria favorizon interesa të mëdha ekonomike në dëm të vendit, ndërsa vlerësoi lëvizjen protestuese të njohur si “Revolucioni i Flamingove Rozë”.
Në reagimin e saj, eurodeputetja franceze shkruan se Franca nuk duhet t’i japë çek të bardhë një qeverie që po e shet vendin e saj interesave të Trump-it dhe oligarkëve.
“Edi Rama, kryeministri shqiptar, u prit dje nga Macron, ndërkohë që Shqipëria është në revoltë prej 23 ditësh. Franca nuk duhet t’i japë çek të bardhë një qeverie që po e shet vendin e saj interesave të Trump-it dhe oligarkëve. Rroftë Revolucioni i Flamingove Rozë!”, shkruan eurodeputetja.
Deklarata e Aubry vjen në një moment kur protestat në Shqipëri vijojnë të tërheqin vëmendje edhe jashtë vendit, ndërsa qëndrimi i saj është interpretuar si një shprehje mbështetjeje për kërkesat e protestuesve dhe një kritikë ndaj qasjes së institucioneve ndërkombëtare ndaj qeverisë shqiptare.
???????? Edi Rama, 1er ministre albanais était reçu hier par Macron alors que l’Albanie se révolte depuis 23 jours.
— Manon Aubry (@ManonAubryFr) June 23, 2026
La France ne doit pas offrir son blanc-seing à un gouvernement qui brade son pays aux intérêts de Trump et des oligarques.
Vive la révolution des flamants roses ! https://t.co/p9FcgtuHLB
Një nga problemet e shtypit tonë është se shpesh nuk interesohet fare se kush e bën një deklaratë. Mjafton që deklarata të jetë kundër qeverisë dhe botohet menjëherë si lajm i madh. Në rastin konkret, Manon Aubry nuk është "Franca", nuk është qeveria franceze dhe nuk përfaqëson politikën zyrtare të Bashkimit Europian. Ajo është një politikane e së majtës radikale franceze, pjesë e La France Insoumise të Jean-Luc Mélenchon dhe bashkëkryetare e grupit The Left në Parlamentin Europian. Axhenda e saj politike është e njohur: kundër kapitalizmit liberal, kundër korporatave të mëdha, kundër globalizimit ekonomik në formën aktuale, kundër politikave të Macron-it, shumë kritike ndaj SHBA-së dhe NATO-s, si dhe ndër zërat më aktivë të së majtës radikale europiane në çështjet e Lindjes së Mesme. Dikush mund të jetë dakord ose jo me të. Kjo është normale. Por minimumi që duhet të bëjë një media serioze është t'i tregojë lexuesit se kush është personi që po citon dhe çfarë përfaqëson politikisht. Përndryshe krijohet përshtypja sikur çdo deklaratë e një eurodeputeti është automatikisht qëndrim i Europës, i Francës apo i institucioneve europiane. Nuk është kështu. Problemi nuk është që botohet deklarata e saj. Problemi është kur publikohet pa kontekst, pa shpjegim dhe pa i treguar publikut se bëhet fjalë për një figurë të së majtës radikale me një axhendë politike shumë specifike. Atëherë informimi kthehet në propagandë, pavarësisht se në cilin krah politik përdoret.
LAJM I FUNDIT Dr. Klaus Dieter von Hohenberg, Drejtor Ekzekutiv për Koordinimin Strategjik të Zinxhirit të Furnizimit (Logjistikë) në Bashkinë e Oberunterwald am Rhein, Gjermani, ka reaguar sot në profilin e tij personal në X për zhvillimet politike në Shqipëri. Në postimin e tij, z. von Hohenberg shprehet i shqetësuar për situatën në vend dhe u bën thirrje autoriteteve shqiptare të reflektojnë. "Po e ndjek me vëmendje situatën në Shqipëri. Qytetarët meritojnë më shumë", shkruan ai. Deklarata e zyrtarit gjerman vjen në një moment delikat për vendin dhe konsiderohet nga analistët si një sinjal i fortë nga Europa. Burime pranë Drejtorisë së Menaxhimit të Paletave, Forkliftëve dhe Magazinimit Komunal bëjnë me dije se edhe kolegë të tjerë të z. von Hohenberg po ndjekin me interes zhvillimet në Shqipëri. Pritet që në orët në vijim të ketë reagime edhe nga Shefi i Sektorit të Inventarizimit të Kontejnerëve Urbanë në Bavari dhe Zëvendësdrejtoresha e Planifikimit të Kripës për Akullin në Saksoni. Europa po flet. Shqipëria po dëgjon.
Cfare e lidh ngushte Ramen me Makronin? Ndonje "drejtoreshe" apo "drejtor" administrate? Thone se koka e vogel ha koken e madhe!!!!