TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Korrik 2026, 20:09

Sulmi me vezë nga protestuesit, Braçe me kritika: Kemi hyrë prej ditësh në një spirale dhune

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi me vezë nga protestuesit, Braçe me kritika: Kemi hyrë
Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas incidentit të ndodhur paraditen e sotme, ku disa deputetë u qëlluan me vezë nga protestuesit para nisjes së seancës plenare.

Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, Braçe e cilësoi të papranueshëm sulmin fizik ndaj deputetëve, duke theksuar se askush nuk mund ta justifikojë dhunën në emër të lirive dhe të drejtave të njeriut.

"Kemi hyrë prej ditësh në një spirale dhune, ku një grusht njerëzish mendojnë se të sulmosh fizikisht-dhunshëm tjetrin hyn në të drejtat e tyre. Nuk duhen ndaluar ta bëjnë, se ju kufizohet liria. Joooo, nuk është kështu! Të sulmosh tjetrin fizikisht nuk hyn në liritë dhe të drejtat themelore të njeriut", shprehet Braçe.

Deputeti socialist kritikoi edhe kryetaren e Komisionit të Kuvendit për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, duke e akuzuar se po justifikon akte të tilla. Sipas tij, në një shtet demokratik reagimi ndaj kujtdo që shkel ligjin bëhet përmes votës dhe drejtësisë.

"Cilido, i zakonshëm apo nën mandate kushtetuese, bën mirë ose jo, gabon, shkel ligjin apo bën faj. Për të reaguar ndaj tij, ky sistem demokratik që kemi ka legjitimuar votën politikisht dhe drejtësinë ligjërisht. Kjo është bota ku jetojmë ne, në Evropë", deklaron ai.

Braçe shtoi se sulmi fizik është karakteristikë e sistemeve ku ekstremizmi i dhunshëm zëvendëson institucionet demokratike, ndërsa Shqipëria, sipas tij, ka zgjedhur një rrugë tjetër.

"Sulmi fizik e i dhunshëm është instrument i një bote tjetër, ku ekstremizmi i dhunshëm është sistem politik, fuqi politike e pushtet politik. I kemi ikur asaj zgjedhjeje dhe kemi bërë mirë. Ndaj ka shumë rëndësi që dhuna, sulmi fizik, të konsiderohen siç janë: krim, jo e drejtë themelore e dikujt kundër një tjetri", përfundon Braçe.

brace veze protesta

Lini një Përgjigje