TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2026, 19:45

"Rama po thyen gjithçka që i del përpara", aktivisti bën deklaratën e fortë: Ka humbur kontrollin, po çmendet!

Shkruar nga Pamfleti
"Rama po thyen gjithçka që i del përpara", aktivisti
Arben Kola

Aktivisti Arben Kola deklaroi  para nisjes së protestës, se tubimet e organizuara prej tyre kanë qenë paqësore, ndërsa hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sipas Kolës, gjatë 35 ditëve të protestave janë shkaktuar më pak dëme materiale sesa, sipas pretendimeve të tij, në ambientet e Kryeministrisë.

"Protestat tona janë paqësore. Në 35 ditë kemi thyer më pak xhama se Edi Rama në zyrën e tij", u shpreh ai.

Më tej, aktivisti vijoi me deklarata të ashpra ndaj kryeministrit, duke pretenduar se ai "po thyen gjithçka që i del përpara".

"Duhet ta dinin që Edi Rama duhet të ishte në spital. Manipuloi gjithçka dhe u bë kryeministër. Sipas informacioneve nga Kryeministria, ai po thyen gjithçka që i del përpara. Kështu që protestuesit në 35 ditë kanë thyer më pak xhama se Edi Rama në zyrën e tij. I është prishur algoritmit. Ka kaluar në çmenduri totale. Duhet të vazhdojmë kështu. Për pak kohë mund të kalojë në çmenduri. Mund të dëgjojmë lajmin që hidhet nga dritarja", deklaroi Kola.

 

arben kola edi rama protesta

1 Komente

  1. T
    Te mallkuarit, te shporren jasht zyrave te shtetit

    Rama

    Lini një Përgjigje