TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Korrik 2026, 11:50

Inteligjenca Artificiale në Kuvend, Peleshi: Platformë për të analizuar përmbajtjen e seancave

Shkruar nga Pamfleti
Inteligjenca Artificiale në Kuvend, Peleshi: Platformë për
Peleshi

Seancat e Kuvendit pritet të transkriptohen dhe të bëhen të kërkueshme përmes një platforme që do të funksionojë me Inteligjencë Artificiale. Kjo u bë e ditur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Sipas informacionit të bërë publik, platforma do të mundësojë kërkimin dhe analizimin e përmbajtjes së seancave parlamentare mbi bazën e kontekstit të diskutimeve. Sistemi do të zhvillohet nga Albania Digital Solution dhe synohet të jetë funksional gjatë sesionit të ardhshëm.

“Nëpërmjet Inteligjencës Artificiale, platforma do të mundësojë kërkimin dhe analizimin e përmbajtjes bazuar në kontekstin e diskutimeve parlamentare duke vendosur standarde të reja sistemi do të zhvillohet nga Albania Digital Solution dhe synohet të jetë funksional gjatë sesionit të ardhshëm”, tha Niko Peleshi.

Në të njëjtën mbledhje u njoftua edhe për masat e ndërmarra pas sulmit kibernetik që preku Kuvendin më 10 mars. Sipas deklarimeve, është lidhur një marrëveshje me Agjencinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike (AKSK) për zgjerimin e monitorimit të sistemeve.

“Pas sulmit kibernetik kemi lidhur marrëveshje me AKSK për zgjerimin e monitorimit. Janë ndërmarrë disa nisma strategjike për modernizimin e institucionit”, tha Peleshi.

Lini një Përgjigje