Ka nisur këtë të premte mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, ku në fjalën hapëse kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, bëri një bilanc të punës së institucionit gjatë sesionit parlamentar që sapo u mbyll. Ai theksoi se gjatë kësaj periudhe janë miratuar 131 ligje.
Peleshi u ndal edhe te sesioni i ri parlamentar, duke deklaruar se në javët e para të tij Tirana do të presë përfaqësues të parlamenteve të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si edhe të vendeve kandidate, Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian, në kuadër të Konferencës Ndërparlamentare.
“Në javët e para të sesionit të ri parlamentar Kuvendi do të organizojë Konferencën Ndërparlamentare që do të mbledhë në Tiranë përfaqësues të parlamenteve të 27 anëtarëve të Bashkimit Europian, të vendeve kandidate, PE dhe KE. Ky do të jetë një nga forumet më të rëndësishme parlamentare në Shqipëri dhe një mbështetje politike ndaj objektivit tonë strategjik, anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Kuvendi ka qenë ambasador i Shqipërisë në procesin e anëtarësimit”, tha Peleshi.
Lini një Përgjigje