Deputeti demokrat i Qarkut të Fierit, Saimir Korreshi, vijon të denoncojë situatën e rëndë në Bashkinë e Lushnjes, ndërsa qytetarët në këto ditë të nxehta po mbyten nga mushkonjat dhe era e rëndë si pasojë e mbeturinave që nuk pastrohen. Korreshi ka publikuar pamjet nga kanali ujitës, që është bllokuar plotësisht, ndërsa zyrtarët e bashkisë kanë nisur pushimet në plazh.
“Kur bidonat plastikë dhe mbeturinat pushtojnë dhe taposin kanalin vaditës që kalon përmes Lushnjës, për banorët mund të ketë vetëm erë kërrme, mushkonja dhe burim infeksioni.
I bëj thirrje Qeverisë dhe Bashkisë: ja ktheni në shërbime taksat qytetarëve! Gjithmonë nëse s’ju prishim plazhin për ditë të diele”, shkruan Korreshi, duke publikuar edhe videon e mëposhtme.
Lini një Përgjigje