Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale është zhvilluar ditën e sotme me debate dhe replika të forta mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Një debat është zhvilluar mes deputetëve demokratë, Luçiano Boçi dhe Ina Zhupa dhe socialistit Erion Isai.
Gjatë diskutimeve, deputeti socialist Erion Isai foli për ndryshimet në qeverisje pas vitit 2013, duke argumentuar se ka pasur përmirësime cilësore në disa aspekte të administrimit të vendit.
Duke iu referuar protestave, Isai deklaroi se sipas tij ekziston një dallim mes periudhave të ndryshme politike në raport me trajtimin e protestuesve.
“Po, protestoheshe dhe vriteshe, protestoheshe-nuk vritesh. Është ndryshim i madh cilësor”, u shpreh Isai.
Kjo deklaratë solli reagimin e deputetit demokrat Luçiano Boçi, i cili kundërshtoi interpretimin e Isait për ngjarjet e së kaluarës dhe e akuzoi atë se po merr rolin e prokurorit dhe gjykatësit.
“Kur vjen për të vrarë, ndoshta ndodh. Ti e di si janë ato ngjarje, kështu që mos merr përsipër të bësh prokurorin dhe gjykatësin”, tha Boçi.
Debati vijoi me replika të tjera mes dy deputetëve, ku Isai përdori edhe krahasime ironike lidhur me pjesëmarrjen në protesta.
Në diskutim ndërhyri edhe deputetja demokrate Ina Zhupa, e cila e pyeti Isain nëse kishte qenë gjatë ditës në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Isai konfirmoi se kishte qenë në SPAK dhe tha se do të paraqitej sa herë të ishte e nevojshme, duke shtuar se e pranon drejtësinë dhe proceset ligjore.
Më pas, Boçi ironizoi paraqitjet në SPAK me një koment lidhur me “shpendët” dhe “kafshët”, ndërsa Isai iu përgjigj:“Tek njerëzit që e pranojnë drejtësinë.”
Debati:
Erion Isai: Unë jam ai që them nuk i ka mirëmbajtur mirë rrugët rurale, unë jam ai që po them po, për Shqipërinë po flasim, 2013 përpara, 2013 pas, s’kshte asnjë arsye pse të kishte ndryshim cilësor në qeverisje. Edhe meqënëse thatë për protestën, zonja Zhupa, po, protestoheshe dhe vriteshe, protestoheshe-nuk vritesh. Është ndryshim i madh cilësor.
Luçiano Boçi: Pjesa e protestës, që kjo protesta është e bukur, Është e bukur e e bëjnë ata që e protestojnë, në ndryshim nga ajo protesta që the ti, që vijnë aty dhe pastaj vriten. Sepse kur vjen për të vrarë, ndoshta ndoshta ndodh, ti e di si janë ato ngjarje, kështu që mos merr përsipër të bësh prokurorin dhe gjykatësin.
Erion Isai: I vetmi problem është që në shesh mbledh më shumë pelikani sesa bufi.
Luçiano Boçi: Lëri tashi
Erion Isai: Si vriteshin, kam qenë student i Akademisë së Arteve, kam qenë pjesë në protestë.
Luçiano Boçi: Ina Zhupa: Zoti Isai ishe sot në SPAK ti?
Erion Isai: Unë jam kurioz, jo jo, ju kur jeni për të duartrokitur tek dera e SPAK. Ju kur duartrokisni? Isha dhe do të shkoj sa herë të jetë e nevojshme. Ti sheh SPAK me dy lupa, një herë në protestë dhe një herë me dy lupa, një herë në protestë, një herë që thua mua.
Luçiano Boçi: Na e përcakto edhe nga kjo ana e ballafaqimit natyror, që ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni, tek shpendët dhe te kafshët.
Erion Isai: Tek njerëzit që e pranojnë drejtësinë.
Lini një Përgjigje