TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Korrik 2026, 18:48

Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar, Berisha: PD është e pamposhtur!

Shkruar nga Pamfleti

Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar, Berisha: PD është e

Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku pritet të zyrtarizohet riformatimi i strukturës drejtuese të selisë blu. Gjatë mbledhjes do të votohen Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesit e sekretariateve dhe strukturave të tjera drejtuese të partisë.

Mbledhja është çelur me fjalën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, i cili u shpreh se Partinë Demokratike është një "parti të pamposhtur". Më pas, ai u ndal edhe te protesta e qytetarëve, sot dita e 46-të e tubimit qytetar, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e të gjithë klasës politike.

Megjithatë, Berisha nuk komentoi faktin se mes kërkesave të protestuesve është edhe largimi i tij nga politika, duke theksuar se Partia Demokratike synon rotacionin politik dhe rikthimin e votës së lirë.

Në fjalën e tij, kreu i PD-së njoftoi gjithashtu se Kryesia ka miratuar propozimet për anëtarët e Këshillit të Diasporës, që do të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar.

"Kryesia e PD miratoi propozimet që vijojnë për Këshillin e Diasporës, anëtarët e Diasporës që do jenë në Këshillin Kombëtar. Këto propozime kanë ardhur nga degët dhe janë plotësuar këtu", tha Berisha.

Gjithashtu, ai u shpreh me bindje se Partia Demokratike do të vazhdojë misionin e saj politik.

“Kryesia e PD miratoi propozimet që vijojnë për Këshillin e Diasporës, anëtarët e Diasporës që do jenë në Këshillin Kombëtar. Këto propozime kanë ardhur nga degët dhe janë plotësuar këtu.

PD vazhdon me të gjithë potencialin e saj misionin e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe natyrisht rikthimin në pushtet, rotacionin e pushtetit. Kjo verë e nxehtë në temperatura, është edhe më e nxehtë në rrafshin politik. Ndaj le tu shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që ccdo natë luftrojnë me diktaturën, me narko-diktaturën,ndër më të egrat dhe të shëmtuarat në Europë dhe në botë.

Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës, është një betejë e kauzës më të drejtë që mund të ketë njërit. Një betejë me njërin nga tre armiqtë më kryesor të tij, me tiraninën. PD vjen në këto momente si një parti e pamposhtur, si një parti që kundër kësaj diktature autoritare zhvilloi në tre vite mbi 400 protesta, zhvilloi me qindra akte-veprime kundër saj. Vjen në këtë moment pasi ajo ia doli të denoncojë me sukses në mbarë botën farsën elektorale”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje