TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Maj 2026, 15:26

"Po ja kalojmë edhe Enverit", demokratët iritohen me Berishën: Këto nuk janë zgjedhje, por farsë e kryetarit

Shkruar nga Pamfleti
"Po ja kalojmë edhe Enverit", demokratët iritohen me
Foto nga procesi i votimit

Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, ku kandidon i vetëm Sali Berisha, janë shoqëruar me kritika të forta dhe reagime të ashpra nga vetë demokratët, të cilët e kanë cilësuar procesin si “farsë”, “votim me urdhër” dhe “mungesë totale gare”.

Teksa sot po zhvillohet procesi i votimit për drejtimin e Partisë Demokratike, disa mbështetës të PD-së kanë dalë hapur kundër mënyrës së organizimit të zgjedhjeve, duke krahasuar situatën me periudhën e komunizmit.

Një demokrat nga Fieri, i irrituar pasi në fletën e votimit gjendej vetëm emri i Sali Berishës, bëri një krahasim të fortë me regjimin e Enver Hoxhës.

Në kohën e Enverit votohej me urdhër për një. U kthye sistemi i diktaturës edhe sot në PD”, u shpreh ai.

Kritika të forta pati edhe nga demokratë të tjerë, të cilët e cilësuan procesin një “farsë elektorale” pa garë reale.

Ky nuk është proces votimi, kjo është një farsë elektorale që zoti Berisha po organizon, si në kohën e komunizmit, me një kandidat të vetëm. Jam i sigurt që demokratët do e bojkotojnë këtë proces. Unë votova kundër Berishës”, deklaroi një tjetër mbështetës i PD-së.

Reagime pati edhe në Dibër, ku demokrati Lufti Loka refuzoi të marrë pjesë në votim, duke thënë se procesi nuk respekton statutin e partisë dhe nuk ka legjitimitet.

PD nuk është kooperativë bujqësore. Unë bëj thirrje të gjithëve që mos t’i bashkohen këtij votimi që është fals. Referendumin e bën presidenti, jo kryetari i partisë. Për mua zgjedhje nuk ka”, tha ai.

Ndërkohë, zëra kritikë brenda partisë pretendojnë se mungesa e kandidatëve alternativë po e kthen procesin në një formalitet për konfirmimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.

pd zgjedhje

Lini një Përgjigje