TAGS-AT E JAVËS

Kulture13 Korrik 2026, 13:16

Beethoven ‘ngjitet në skenë’ me kryeveprën që frymëzoi botën

Shkruar nga Pamfleti
Beethoven ‘ngjitet në skenë’ me kryeveprën që
Beethoven ‘ngjitet në skenë’ me kryeveprën që frymëzoi botën

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP) do të sjellë më 14 korrik një nga veprat më të njohura të repertorit simfonik botëror, Simfoninë Nr. 9 të kompozitorit Ludwig van Beethoven.

Vepra monumentale, e njohur për finalen me "Odën e Gëzimit", do të interpretohet në një mbrëmje artistike nën drejtimin e dirigjentit Facundo Agudin, ndërsa kori do të drejtohet nga Dritan Lumshi.

Në skenë do të ngjiten solistët Eva Golemi, Vikena Kamenica, Amadi Lagha dhe Artur Vera, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e RTSH-së, në një bashkëpunim me Orkestrën Simfonike dhe Korin e TKOBAP.

Mos mungoni më 14 korrik për të përjetuar nga afër një nga kryeveprat e pavdekshme të repertorit simfonik!

 

beethoven simfonia 9

Lini një Përgjigje