TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Qershor 2026, 21:38

“Rama ik”, “Berisha ik”, “Shqipëria meriton më shumë”/ Vijon rezistenca, qytetarët mbi 3 orë e gjysmë në shesh

Shkruar nga Pamfleti
“Rama ik”, “Berisha ik”, “Shqipëria meriton
Foto nga protesta

Tubimi para Kryeministrisë vijon me pjesëmarrje të lartë, ndërsa protestuesit kërkojnë largimin e figurave që kanë dominuar politikën shqiptare prej dekadash.

Edhe pas më shumë se tre orësh e gjysmë nga nisja e protestës, qindra qytetarë vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë, duke dëshmuar se revolta qytetare nuk po shuhet me kalimin e orëve. Ndryshe nga tubimet tradicionale politike, ku pjesëmarrja zakonisht bie pas fjalimeve të para, në këtë protestë qytetarët kanë vazhduar të mbushin sheshin dhe të artikulojnë të njëjtat kërkesa që kanë dominuar prej një jave.

Mes flamujve kuqezi dhe pankartave të shumta, dëgjohen vazhdimisht thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama, por edhe kundër kreut historik të opozitës, Sali Berisha. “Rama ik”, “Berisha ik”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Shqipëria nuk shitet” janë disa nga mesazhet që kanë shoqëruar tubimin gjatë gjithë pasdites.

“Rama ik”, “Berisha ik”, “Shqipëria meriton

Pjesëmarrësit shprehen se protesta ka tejkaluar prej kohësh një kauzë të vetme dhe është kthyer në një revoltë më të gjerë kundër klasës politike që, sipas tyre, ka qeverisur vendin për dekada pa sjellë ndryshimin e premtuar. Në pankarta dhe fjalime është përsëritur kërkesa për një Shqipëri të re, me institucione që u shërbejnë qytetarëve dhe jo interesave të një grupi të vogël politik e ekonomik.

“Rama ik”, “Berisha ik”, “Shqipëria meriton

Ndërsa protesta vijon, organizatorët dhe pjesëmarrësit theksojnë se mobilizimi nuk do të ndalet. Për ta, fakti që qindra qytetarë vazhdojnë të qëndrojnë në shesh edhe pas orësh të tëra është tregues se pakënaqësia është reale dhe se kërkesa për ndryshim po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje.

“Rama ik”, “Berisha ik”, “Shqipëria meriton

Pas shtatë ditësh tubime të pandërprera, mesazhi që vjen nga sheshi mbetet i njëjtë: largimin e elitës së vjetër politike dhe hapjen e një kapitulli të ri për Shqipërinë.

“Rama ik”, “Berisha ik”, “Shqipëria meriton

protesta berisha rama

1 Komente

  1. T
    Tony

    Oh, C'u kenaqa!

    Lini një Përgjigje