TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Qershor 2026, 21:10

Ata janë bashkë, populli është kundër tyre

Shkruar nga Pamfleti
Ata janë bashkë, populli është kundër tyre
Berisha-Rama-Noka

Flamur Noka në sulm ndaj protestuesve...

Teksa mijëra qytetarë vijojnë protestat në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka zgjedhur të sulmojë vetë protestuesit, duke i akuzuar për infiltrime dhe lidhje politike.

Në dy reagime të publikuara në rrjetet sociale, Noka u bëri thirrje protestuesve të "pastrojnë protestën nga të infiltruarit" dhe të largojnë, sipas tij, persona të lidhur me pushtetin.

Ata janë bashkë, populli është kundër tyre

Por deklaratat e tij tregojnë se Rama-Berisha janë bashkë dhe u japin të drejtë protestuesve, të cilët prej ditësh po artikulojnë një mesazh krejt tjetër: kundërshtimin jo vetëm të qeverisë së Edi Ramës, por të gjithë klasës politike që ka dominuar vendin për dekada.

Në pankartat dhe thirrjet e protestës dëgjohet vazhdimisht slogani "Rama në burg, Berisha në burg", një mesazh që synon të tregojë se revolta qytetare nuk po pozicionohet në krah të asnjë force politike, por kundër të gjithë establishmentit.

Ata janë bashkë, populli është kundër tyre

Pikërisht për këtë arsye, sulmet e Flamur Nokës ndaj protestuesve po interpretohen nga shumë pjesëmarrës si një konfirmim se protesta ka dalë jashtë kontrollit të partive politike dhe po godet njëkohësisht si qeverinë, ashtu edhe opozitën tradicionale.

Ndërsa Edi Rama prej ditësh përpiqet të minimizojë protestat dhe pjesëmarrjen në to, reagimi i një prej figurave më të larta të Partisë Demokratike shihet nga protestuesit si një tjetër dëshmi se të dy kampet politike ndihen të kërcënuara nga një lëvizje që nuk kontrollohet prej tyre.

Për shumë qytetarë të mbledhur në shesh, fakti që qeveria sulmon protestën nga njëra anë dhe opozita sulmon protestuesit nga ana tjetër, vetëm sa forcon bindjen se kërkesa për ndryshim nuk kufizohet më te një parti apo një lider.

Mes thirrjeve për dorëheqjen e Edi Ramës, në protestë vazhdon të dëgjohet gjithnjë e më fort edhe mesazhi se Shqipëria ka nevojë për një alternativë të re politike, larg figurave që kanë dominuar jetën publike për vite me radhë. Sipas protestuesve, reagimet e fundit nga qeveria dhe opozita vetëm sa i japin më shumë peshë kërkesës që po artikulohet çdo ditë në shesh: largimin e klasës së vjetër politike dhe hapjen e një kapitulli të ri për vendin.

berisha rama noka

1 Komente

  1. F
    Fgt

    Muuuuliiiikk do japesh llogari ku i gjete leket per vilen e Lalzit... Hajde Mulo se do ta shohim fundin

    Lini një Përgjigje