TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2023, 17:07

Rama mburret në Asamblenë e PS me “bumin” turistik: Kemi hyrë në një fazë tjetër, ky është fillim i ri

Shkruar nga Pamfleti

Rama mburret në Asamblenë e PS me “bumin” turistik: Kemi

Është mbledhur pasditen e sotme Asambleja e Partisë Socialiste. Teksa priten ndryshime të mëdha në qeveri kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij duke u mburrur me bumin turistik të këtij viti.

Rama, i cili ka paralajmëruar edhe ndryshimet në qeveri tha se rruga për Shqipërinë 2030 është ende e përpjetë ndërsa sfidat janë tepër të mëdha.

Rama nuk la pa përmendur edhe punën e institucioneve të drejtësisë për të cilën u shpreh se impakti i organeve të reja të drejtësisë ka qenë i pazakonshëm, ndërsa paralajmëroi se sfidat mbeten edhe të mëdha.

“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, është në një nivel të ri. Ka plot arsye që e pohojnë këtë. Por dy janë pohimet më të mëdha, e para sezoni i turistik dhe e dyta impakti i pazakonshëm i organeve të reja të drejtësisë.

Të kuptohemi drejt qysh në fillim, ky është një fillim i ri nga një nivel i ri. Nuk është maja ku duam të arrijmë në fund të kësaj dekada. Rruga drejt Shqipëria 2030 është e përpjetë, sfidat janë më të mëdha.

Kur kthejmë kokën pas kemi 1001 arsye për të qenë krenar për rrugën që kemi bërë. Shqipëria e 10 viteve më parë kishte po këto dete, male, lumenj nga Thethi në Konispol, por nuk ishte një destinacion turistik evopiane.

Turistët më europianë ishin emigrantët shqiptarë. Për të tjerët Shqipëria ishte sinonim i pasigurisë. Në pasqyrat e shtypit lajmet e mira ishin si pika uji, ndërsa për turistët e pakët Shqipëria ishte një vend zhgënjyes. Këtë verë kronikat me prestigj botëror, e bombarduan publikun për shpërthimin turistik të Shqipërisë.

Korça, Berati e të tjera qytete aty ishin, por turizmi ishte një kockë pa mish. Në Berat nuk shkohej dot se nuk kishte rrugë, për të fjetur ishte laj thaj hotel Tomorri. Në Gjirokastër, cop cop po ashtu. Rritja e kësaj decade të parë të qeverisjes sonë, kulmoi me një bum turistik. Kjo erë e re për turizmin u ndje edhe në qytetet të tjera larg bregdetit, ku vite më parë as që imagjinohej. Kur unë flisja për Tepelenën turistike më besonte vetëm tërmeti.”, tha Rama.

 

asambleja e ps rama bum turistik

Lini një Përgjigje